Home / Arte / Muzike / The Script i duan performancat live

The Script i duan performancat live

TheScript69040Grupi nga Dublini, “The Script” ka zbuluar se atyre nuk u intereson se sa i madh është koncerti, pasi që ata janë të kënaqur kur njerëzit duan t’i dëgjojnë duke performuar. 

Sipas bateristit të grupit, Glen Power, “The Script” mund të jenë të kënaqur vetëm nëse shohin njerëz që dëshirijnë të dëgjojnë performancat live, pavarësisht në një megakoncert apo në ndonjë lokal. 

“Si bend ne kënaqemi më shumë kur këndojmë live në skenë. Që nga minuta e parë në skenë, nuk shohim çfarë ndodh në anën e majt apo të djathtë. Ne shfaqim performancën e njëjtë, pa marrë parasysh a performojmë në ndonjë lokal të vogël apo në ndonjë megakoncert. Nxirrni dy njerëz përpara dhe ne do të shndërrohemi në “Makina e performancës – The Script”. 

Kur kemi presion, ne bëjmë punë mirë”, u shpreh Glen Power.

Leave a Reply

Your email address will not be published.