Home / Kronika / Kronika e zeze / Policia arreston mashtruesit

Policia arreston mashtruesit

Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit (DHKEK), ka arrestuar të mërkurën rreth orës 15.00 në Prishtinë dy persona nën dyshimin e bazuar se ata kanë kryer veprat penale mashtrim i blerësve dhe përdorim i pa autorizuar i firmës, i markës apo i modelit të huaj. 

Zyra për informim e Policisë së Kosovës, bëri të ditur se të dyshuarit e arrestuar janë Bekim. Rr dhe Veton. B, që të dy të punësuar të kompaninë NTSH “ESS”. 

“Të dyshuarit e arrestuar kanë fituar kontratë për furnizim me toner (ngjyrë për printer) në Policinë e Kosovës, mirëpo tonerët të cilët i kanë sjellë në Polici kanë qenë të falsifikuar”. 

Bëhet e ditur se të dyshuarve të arrestuar tashmë u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, ndërsa operacioni policor lidhur me këtë rast është në vazhdim e sipër dhe varësisht nga rezultatet e procesit hetimor mund të ketë edhe arrestime të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.