Home / Rajoni / Kostunica fle rehat

Kostunica fle rehat

Kryetari i Partisë Demokratike Serbe (DS), Vojislav Kostunica, deklaroi se sa ka qenë kryeministër i ka respektuar ligjet e Serbisë, dhe se ka ndërgjegjeje të pastër për sa i përket akuzave të diplomatëve amerikanë se ai nuk e respektoi planin e propozuar për arrestimin e Ratko Mladic, siç u publikua në WikiLeaks. 

Derisa ishte mysafir në emisionin ‘Oko’ (Syri), të Radiotelevizionit të Serbisë (RTS), Kostunica deklaroi se sa ishte kryeministër vepronte në përputhje me ligjet, dhe përkujdesej për interesat e popullit të tij. 

Duke komentuar një publikim të WikiLeaks, sipas të cilit ai nuk i kishte respektuar sugjerimet e SHBA’ve sa i përket arrestimit të Ratko Mladic, Kostunica theksoi se për kryeministrin ligji më i lartë i vendit është Kushtetuta. 

“Unë, absolutisht veproja në përputhje me ligjet e këtij vendi. Nga ana tjetër, unë thjesht përkujdesesha edhe për interesat e popullit tim”, sqaroi Kostunica. 

Ai nënvizoi se bashkëpunimi me Tribunlain e Hagës zhvillohej edhe gjatë viteve të mëparshme, sepse ai ishte i nevojshëm që Serbia të dilte nga izolimi dhe të mund të zhvillohej. Megjithëse, siç tha, ndërkohë ndodhi 17 shkurti i vitit 2008. Si ilustrim, të këtij pohimi, Kostunica përmendi se kishte shumë kontakte me zyrtarë të huaj, dhe se komunikimi me ta nuk kufizohej vetëm në 11 pikat e planit për arrestimin e Ratko Mladic, që përmenden në depeshat e publikuara nga WikiLeaks. 

“Ajo që dua të theksoj është se gjatë të gjitha bisedimeve, por edhe në bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës, janë respektuar ligjet e Serbisë dhe interesi i popullit”, përfundoi Kostunica.

Leave a Reply

Your email address will not be published.