Kosova

Mustafa: Kosova e Serbia, mos t’i bëjnë pengesë njëra–tjetrës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se Qeveria e Kosovës po punon në çështjet konkrete të cilat do t’i normalizojnë marrëdhëniet me Serbinë në mënyrë që as Kosova dhe as Serbia mos t’i bëjnë pengesë njëra-tjetrës gjatë integrimit në Bashkimin Evropian.

mustafa-kosova-e-serbia-mos-t-rsquo-i-b-euml-jn-euml-penges-euml-nj-euml-ra-ndash-tjetr-euml-s_2_hdPjesë e normalizimit të marrëdhënieve në mes dy vendeve, sipas Mustafës është edhe marrëveshja e fundit për drejtësinë, në mënyrë që në fund të krejt normalizimit të bëhet edhe njohja e Kosovës nga Serbia.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit të kabinetit qeveritar me komisionerin e BE-së për Politikat Fqinjësore Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Mustafa u ndal edhe te migrimi ilegal dhe angazhimet për t’i kthyer të imigruarit, gjithnjë duke krijuar kushte për ta dhe për një zhvillim ekonomik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button