Kosova

FSK-ja gati të bëhet ushtri

Komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati ka thënë se FSK-ja për gjashtë vjet që nga themelimi i saj, dhe shtatë vjet të pavarësisë së Kosovës, ka arritur zhvillime të mëdha.

fsk-ja-gati-t-euml-b-euml-het-ushtri_hdNë një intervistë për Radio Kosovën, ai ka deklaruar se kjo forcë me kohë rekorde ka përmbushur kërkesat dhe standardet e kërkuara nga NATO-ja, ndërkaq ngritja profesionale e saj cilësohet si arritje tjetër e veçantë.

Kastrati tha më tej se FSK-ja është e gatshme të bëhet ushtri e Kosovës.

“Ne kemi bërë një infrastrukturë moderne, kemi pajisje dhe armatim të standardizuar me standardet e NATO-s. I kemi dy tipa të armatimit të lehtë, pastaj po punojmë në ngritjen kapaciteteve të komunikimit dhe jemi duke u përafruar standardeve të NATO-s, si dhe nevojave që ne do t’i kemi në të ardhmen”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button