Politika

Pushimet e çiftit Berisha me fëmijët e Enver Hoxhës

Në këtë foto shihet në një varkë në Liqenin e Pogradecit, kryeministri i sotëm i Shqipërisë, Sali Berisha dhe gruan e tij, së bashku me Sokol Hoxhën, djalin e Enver Hoxhës, dhe gruan e tij. Në prehrin e gruas është dhe një fëmijë i vogël, që për nga mosha ka gjasa tw jetw vajza e çiftit Berisha, Argita Berisha. Por këtë presim ta konfirmojë vetë zoti Berisha.


Në foton tjeter (Shiko albumin ne te majte te shkrimit) është një pamje edhe më familjare. Pranë oxhakut është i shtrirë Sokol Hoxha, djali i Enver Hoxhës, dhe në krah të tij është nusja e tij. Në krah të saj është Liri Berisha, dhe i ulur këmbëkryq në plan të parë është… Sali Berisha. 
Skena është familjare dhe e ngrohtë, një atmosferë mes miqsh.

 

Fotot natyrisht kanë nevojë për sqarime të mëtejshme nga vetë autorët për arsyen e kësaj feste familjare të familjes Berisha me familjen Hoxha. Kjo qe po botohet  kopje e nje origjinali, që transmetoi dje emisioni “Fiks Fare”

Me poshte, ne video , mund te shikoni te plote emisionin Fiks Fare

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button