Rajoni

Policia arreston gjashtë xhihadistë, nisur drejt Sirisë

Policia boshnjake arrestoi sot gjashtë persona, disa prej të cilëve në përpjekje për tu larguar drejt Sirisë për t’iu bashkuar radhëve të grupit të Shtetit Islamik dhe disa të dyshuar të tjerë për organizimin e largimit të tyre, bënë të ditur burime gjyqësore.

xhihadiste“Personat e arrestuar janë anëtarë të lëvizjeve fetare radikale. Ata ishin nisur drejt Sirisë ku kishin si qëllim t’i bashkoheshin strukturave të grupit të Shtetit Islamik”, theksoi në një komunikatë Prokuroria.

Disa të dyshuar u arrestuan në aeroportin e Sarajevës dhe disa të tjerë në pikat kufitare në rajonin e Bihacut dhe Maglaj.

Sipas informacioneve të shërbimeve sekrete boshnjake, rreth 200 shtetas boshnjak i janë bashkuar grupeve xhihadiste në Irak dhe Siri.

Vendi ballkanik është pajisur në vitin 2014 me një legjilacion të ri që parashikon dënime që arrijnë deri në 10 vjet burg për xhihadistët dhe rekrutuesit e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button