Kronika

Vlorë, IKMT: 517 objekte të prishura në total në 2 javë aksion

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej së paku dy javësh ka filluar operacionin në Vlorë në zbatim të planit për lirimin e hapësirave publike, duke shembur objektet e vlerësuara të paligjshme.

inukNga azhornimi i bërë nga inspektorët e IKMT-së  u identifikuan rreth 1 mijë objekte të tilla. Deri ditën e sotme, mjetet e IKMT-së kanë prishur 517 objekte të paligjshme, mes tyre ndërtesa, shtesa, mure, kioska etj.

IKMT ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me qytetarët e Vlorës nëpërmjet kontakteve direkte, apo mjeteve alternative të komunikimit. Interesimi dhe dëshira për të qenë pjesë e rehabilitimit të Vlorës ka qenë e lartë, duke përcjellë tek IKMT një numër denoncimesh dhe ankesash, që kanë ndihmuar Inspektoratin në punën e tij në këtë qytet.

Ndërkohë që puna e IKMT-së njëkohësisht ka vijuar edhe në lagjen “Kushtrimi” po në Vlorë, këtë rradhë në mbështetje të projektit të qeverisë për rrugën “Transballkanike”. Deri ditën e sotme, IKMT ka shembur në këtë operacion 81 objekte, ndërkohë që puna vijon me ritëm të lartë.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të vazhdojë operacionet në qytetin e Vlorës duke u përqendruar edhe në zona të tjera, si dhe në përfundimin e punës për lirimin e zonës ku do të lidhet autostrada e Vlorës me “Transballkaniken”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button