Kronika

Akti normativ qe ul pensionet e ish ushtarakeve, del ne "Fletoren Zyrtare"

Akti normativ i qeverisë që ul përfitimet e 7400 ushtarakëve të dalë në pension të parakohshëm shkaktoi debate të forta në Kuvend mes ministrit të Financave dhe deputetëve të opozitës. (UPDATE)

“Një punonjës në detyrë merr më pak se një pensionist që del në mënyrë të parakohshmë 5%. Atëherë, përse duhet të rrijnë në detyrë ata që kanë bërë 15 vjet punë? Jemi në një absurditet”, deklaroi ministri Ridvan Bode. 

Deputeti socialist Arben Ahmetaj e quajti aktin normativ si mëpërkëmbje që qeveria u bën ushtarakëve. 

“Si ka mundësi që ish-ushtarakët të përfundojnë me një pension më të vogël se minimali? Duhet të vendosni dysheme, pasi pensioni i këtij grupimi do të ishte edhe më i ulët”, tha ai. 

Ministri i Financave tha se qëndrimi i opozitës është demagogji për përfitime politike. “11517 veta të marrin sa dyfishi i 118 mijë fshatarëve që kanë punuar gjithë jetën në bujqësi. Ku i keni parë juve këto?”, theksoi Bode. 

Por Pandeli Majko tha se ajo që po bën demagogji është qeveria dhe jo opozita. “Ky ligj, në maj të 2005-ës është diskutuar në komisione parlamentare dhe ka kaluar në Parlament me 100% të votave, përfshirë tënden. Dhe menjëherë sapo erdhe the se kjo është vonë”, u shpreh Majko. 

Ngërci me pensionet e parakohshme të ushtarakëve lindi pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili hoqi tavanet e sipërme të përfitimeve, cka sipas Ministrisë së Financave deformon skemën e pensioneve dhe ka poasoja të forta për buxhetin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button