Ekonomia

Çela: Tarifimi konsumatorëve pas heqjes së fashës 300 kv, llogaritet këtë muaj

Kreu i OSHEE-s, Adrian Çela u shpreh sot në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese Tregtisë dhe Mjedisit, se tarifimi i ri për konsumatorët pas heqjes së fashës mbrojtëse prej 300 kilovatësh, do të llogaritet dhe aplikohet në faturat e këtij muaji.

Administratori-i-OSHEE-Adrian-ÇelaNë përgjigje të interesimit të deputetëve lidhur me faturimin aforfe, administratori i OSHEE tha se në mbarë vendin rezultojnë rreth 50 mijë kontrata të tilla. Megjithatë, plani i kompanisë është që ky lloj faturimi të mos aplikohet më pas janarit të vitit të ardhshëm.

Gjatë seancës dëgjimore, administratori i OSHEE-së njoftoi se duke nisur nga muaji i ardhshëm do të nisë të aplikohet në 4 zona të Tiranës vendosja e matësve inteligjentë të energjisë. Kjo fazë e parë do të shërbejë si periudhë testimi dhe si moment vendimmarrje nëse e njëjta praktikë do të ndiqet në të gjithë vendin apo jo. Çela tha se të gjithë personat që kanë paguar në postë faturat e energjisë elektrike, por që për shkak të mosrakordimit me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë elektrike figurojnë si debitorë, nuk do të cilësohen të tillë deri në mbyllje të procesit të rakordimit. Ai bëri të ditur se mungesa e rakordimit mes Postës dhe kompanisë kap vlerën e 1.2 miliardë lekëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button