Home / Europa / Dik Marti mbrohet pas imunitetit si parlamentar

Dik Marti mbrohet pas imunitetit si parlamentar

Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, ka thënë se padia e paralajmëruar ndaj tij nga ana e kryeministrit në dorëheqje Hashim Thaçi nuk do të prodhojë asnjë efekt juridik. 

“Thaçi e di mirë që raportuesit e Këshillit të Evropës kanë imunitet dhe ngritja e padisë në këtë rast nuk do të thotë asgjë”, ka thënë Marti në një intervistë për gazetën serbe “Veçernje Novosti”. 

Ai ka thënë se këtë çështje duhet ta ndjekin organet përgjegjëse në Kosovë, Serbi si dhe ato ndërkombëtare. Kosova dhe Shqipëria, e cila po ashtu është apostrofuar në raport, kanë kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare, që të fillojë hetimet në të dy vendet, duke hedhur poshtë në të njëjtën kohë pretendimet se në territoret e tyre është zhvilluar tregti me organe njerëzore. 

Komentet e Martyt vijnë kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se do ta padisë Martin për shpifje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.