Home / Parlamentare / Kuvendi do të shqyrtojë sot disa projektligje të rëndësishme

Kuvendi do të shqyrtojë sot disa projektligje të rëndësishme

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare, ku do të diskutohen një sërë projekligjesh të rëndësishme, si  dhe do te miratohet procesverbali i seancës plenare, datë 12.02.2015.

Gjate-seances-plenare-ne-Kuvendin-e-Shqiperise-Foto-Flor-Abazi-1Kuvendi i Shqipërisë ka planifikuar në rendin e ditës shqyrtimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të regjistrimit” të ndryshuar, projektligjin “Për medaljet në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, Dekretin nr. 8899, datë 16.01.2015 “Për kthimin e ligjit nr. 181/2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”.

Në seancën e sotme është parashikuar në rendin e ditës të shqyrtohet në Kuvend edhe projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen shumëpalëshe, ndërmjet vendeve të Europës juglindore për zbatimin e Konventës “Për vlerësimin e ndikimit mjedisor në kontekst ndërkufitar”. Po ashtu, është planifikuar në kalendarin e sotëm të ketë edhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës, ku koha e vënë në dispozicion për diskutime do të jetë 60 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.