Home / Kronika / Kronika e zeze / Shkon për të peshkuar, mbytet në lumë 70-vjecari

Shkon për të peshkuar, mbytet në lumë 70-vjecari

Një 70- vjeçar është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm nga disa banorë të fshatit Labinot buzë lumit Shkumbin.

Lumi-shkumbin-Elbasan-Foto-Miranda-Sadiku-267x200Burime të Policisë bëjnë të ditur se 70- vjeçari Zan Cani, me banim në Labinot Fushë, kishte dalë mbasditen e djeshme për të gjuajtur peshk buzë lumit shumë pranë banesës së tij. Duke parë që ai po vonohej, familjarët kanë lajmeruar Policinë, qe nisi që në orët e vona të një nate më parë kërkimet për gjetjen e 70- vjeçarit. Vetëm mëngjesin e sotëm disa banorë të zonës nisën kërkimet dhe e gjetën trupin e pajetë të tij buzë lumit Shkumbin.

Policia paraprakisht mendon se vdekja e tij ka ndodhur aksidentalisht, pasi dyshohet se 70- vjeçari mund të ketë rrëshqitur në lumë dhe nuk ka mundur dot të notojë dhe është marrë nga rrjedha e lumit. Gjithsesi, hetimet vazhdojnë për të zbardhur të plotë rrethanat e vdekjes së tij.

Leave a Reply

%d bloggers like this: