Home / Parlamentare / Ngrihet komisioni për dekriminalizimin, ja emrat. Mediu-Ahmetaj, debat për ekonominë

Ngrihet komisioni për dekriminalizimin, ja emrat. Mediu-Ahmetaj, debat për ekonominë

Parlamenti është mbledhur sot në seancë plenare, ku ndër të tjera, pritet të miratojë Komisionin për Decentralizimin, vendosur pas Rezoltutës së firmosur nga pozita dhe opozita në dhjetor të vitit 2014 me ndërmjetësinë e dy eurodeputetëve.

KuvendiKëtë e konfirmoi dje vetë kreu i Kuvendit, Ilir Meta. “News 24″ mëson se në Komision do të marrin pjesë:

Nga mazhoranca:

Spartak Braho

Armando Subashi

Piro Lutaj

Ulsi Manja

Nga opozita:

Oerd Bylykbashi

Eduard Halimi

Gent Strazimiri

Po ashtu, ka nisur dhe diskutimi i disa projektligjeve sipas rendit të ditës. Gjatë diskutimit të projektligjit për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, deputeti dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se të dhënat e fundit ekonomike, tregojnë se Shqipëria po shkon drejt recesionit, ndërsa ka akuzuar qeverinë për tirani në lidhje me politikat ekonomike. Ai është kundërshtuar më pas me shifra nga ministri Arben Ahmetaj.

AHMETAJ, PD-së: E MORET EKONOMINE ME 6.5% DHE E LATE ME 1.5% RRITJE

Ora 11:00 Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj ka akuzuar opozitën për rëniën drastike të ekonomisë me 6% në tetë vjet. “Banka e Shqipërisë ka qënë dhe ëhstë e pavarur dhe raporti i saj është referencë për ne, qoftë kur del mirë, qoftë kur del keq. A mund t kujtoj se në 205, rritja ekonomike ka qënë 6.5% ndërsa në 2013-ën, ka qënë 1.5%. Arsyeja janë politika juaj, taksa e sheshtë, klima e biznesit etj. Çfarë janë 726 milionë USD që ju ia morët me dhunë biznesit, klimë e mirë? Vetëm në 2014-ën ne kemi kthyer mbi 400 milionë USD që të përmirësonim klimën e biznesit. Nuk është e rastësishme që nga B Negativ ne kaluam me B pozitiv. Dhe në botën tonë, B pozitiv ende nuk është aty ku duhet. Për herë të parë në 2014-ën, në Shqipëri u importuan makineri e pajisje në vlerën 1.1 miliardë USD. Po ku shkojnë ato, përse shërbejnë?!”

MEDIU: NDRYSHIMI I KONTRATAVE TË BIZNESIT PO KRIJON PASIGURI

Ora 10:50 “Qeveria tirani, synon ndrydhjen dhe kontrollin ekonomike të shoqërisë shqiptare. Jemi zgjedhur për t’i shërbyer të drejtave të qytetarëve shqiptarë. Çdo shtet ka rrugën dhe vazhdimësinë e vetë. Çdo kryeministër ka të drejtën e tij, por asnjë nuk fillon nga hiçi siç deklaron qeveria sepse nga hiçi del hiçi. Situata po shkon drejt krizës. Ndryshimi i kontratave të biznesit vendas dhe të huaj, po krijon pasiguri tek ta. Të dhënat ekonomike, shumë shqetësuese dhe alarmante. Të dhënat e INSTAT se ekonomia shqiptare nuk po shkon në drejtimin e duhur. Është krijuar një borxh i ri për biznes. Borxhi publik rritje. Pagat reale 6% më të ulëta se vitit i kaluar. Niveli i papunësisë është rritur më shumë se 3%. Shqipëria po shkon drejt recesionit. Nëse QKR e QKL nuk harmonizohen në një paketë të përbashkët për biznesin, Shqipëria s’ka për të ecur në drejtimin e duhur, por do të shkojë drejt recesionit, do të rritet papunësia.”

Parlamenti pritet të diskutojë sot:

1.Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të regjistrimit” të ndryshuar.

2.Projektligji “Për medaljet në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

3.Dekretin nr. 8899, datë 16.01.2015 “Për kthimin e ligjit nr. 181/2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”.

4.Projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen shumëpalëshe, ndërmjet vendeve të Europës juglindore për zbatimin e Konventës “Për vlerësimin e ndikimit mjedisor në kontekst ndërkufitar”.

5.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.