Kronika e zeze

Po ktheheshin nga puna, humbin jetën në aksident dy punonjësit e HEC-it

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në afërsi të Mirditës, kur një veturë ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurat e rrugës dhe për pasojë kanë humbur jetën dy persona, ndersa ka mbetur i plagosur një person i tretë.

aksioni-i-Policise-rrugore-21Sipas burimeve policore mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:00 në fshatin Pershqesh, kur makina e tipit  “Golf” ka dalë nga rruga pasi u përplas me barrierat e rrugës dhe viktima mbetën,  Gjergj Kola 58 vjeç dhe Mark Loci 56 vjeç.  Në veturë ishte dhe një person i tretë i cili ka mbetur i plagosur.

Të dy viktimat ishin roje të HEC-it të Peshqeshit dhe ishin duke u kthyer nga puna, ndërsa personi i tretë është infermjerja e fshatit P.K, e cila ndodhet jashte rrezikut për jetën. Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button