Home / Kronika / Tirane, Interneti falas

Tirane, Interneti falas

Sheshi “Shtraus”, apo sic njihet ndryshe si zona e xhamllikut në kryeqytet, i shtohet hapësirave publike në të cilat mund të përdoret internet pa kabëll.

Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion të qytetarëve të kësaj zone ofrimin falas të internetit për të gjithë ata qytetarë që kalojnë kohën e lirë në këtë shesh. 

“Ky projekt do të jetë i prekshëm edhe për komunitetet e tjera. Ndërkohë që besoj dhe shpresoj që jo vetëm projekti i wireless-it në hapësirat publike, por një sërë nismash dhe idesh do jenë së shpejti pjesë e prekshme e jetës se komuniteteve dhe posacërisht për ata më të rinj dhe ata më të moshuar”, ka deklaruar kryebashkiaku Rama. 

Përvec parkut “Ali Demi”, ku mund të gjesh falas shërbim interneti pa kabëll, projekti pritet të aplikohet edhe në disa nga sheshet dhe lulishtet e tjera të Tiranës ku bashkia ka investuar për përmirësimin e infrastukturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.