Home / Arte / Libri / Marko Caka, shqiptari i Steven Spielberg dhe Martin Scorsese

Marko Caka, shqiptari i Steven Spielberg dhe Martin Scorsese

Kur Marko Caka, iku nga Shqipëria ne vitin 1991, i ngjante  një zogu të mbyllur në kafaz që kërkon vetëm të gjejë  lirinë e  humbur. Iku në Greqi dhe pas shumë përpjekjesh vazhdoi studimet  për Gazetari pranë TVANT1 me pedagoget më të mire të gazetarisë greke.

caka-350x197Realizoi një  karrierë brilante mediatike që shenoi momente të bukura në jeten e tij  në nivelin profesional. Marko Caka, sot mban mbi supe me qindra evenimente të rendësishme të jetës politike, sociale, kulturore dhe sportive të Greqisë.  Këto sfida e shoqëruan gjithnjë teksa me vete mbajti  ikonat legjendë të gazetarisë shqiptare dhe botërore. Ai thotë se për një gazetar shqiptar këto sfida në shtetin helen ishin shumë të vështira, por asnjëherë të pa realizueshme.

Kriza ekonomike greke ishte një nga faktorët e largimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Atje, bashke me gazetarinë i duhej  të punonte si kamarier në restorante, e pastaj edhe  në një Hotel në departmentin e menaxhimit të shërbimeve të klientëve. Por kjo do te zgjaste pak se ndryshimi do vinte papritur thuajse një vit më parë. Çdo gjë lindi kur Marko Caka, gjatë intervistave me aktorë hollivudianë, i flisnin për pamjen e tij të pëlqyeshme që për publikun do të kishte me interes. Dhe këtu nisën  rolet e para të vogla duke vazhduar paralelisht dhe me kurse aktrimi. Për momentin  përkushtimi  i tij është në mësimet akademike të Kolegjit të Bronksit, sepse sipas tij ky studim do ta ndihmojë  të marrë role kryesore, duke fituar nje aksent anglishtje, shumë i rëndësishëm për hyrjen në karakter të rolit. Tashmë jeta  e tij tani eshte lidhur me kinematografinë amerikane.

1 markoNë këtë intervistë Caka shprehet se ndihet krenar që si shqiptar brënda  9 muajsh është afër Top 10000 i starmeter IMDB, enti mates i vleresimit te artistëve, aktorëve, këngetarë, dhe filmave në rang boterore.  Këtë vit merr pjesë në  dy filma të mëdhenj si “Batman  Superman : Dawn of Justice ” ne rolin e reporterit pranë, Ben Affleck, Amy Adams dhe në filmin “Money Monster” si i përzgjedhur special i aktorës së famshme, producentes Jodie Foster ku do të luajë një rol suportues pranë yjeve George Clooney e Julia Roberts. Ai thotë se gjatë muajit maj do të dalë premiera e filmit me metrazh të shkurtër promovues i Martin Scorseses “The audition ” ku në kastin e këtij filmi ka privilegjin të radhitet pranë emrave Leonardo Di Caprio, Robeert De Niro e Brad Pitt. Kjo i ka shtuar shpresat për të qënë një nga aktorët e preferuar të Scorseses në filmat e tij të ardhshëm. Rezumeja  e tij brënda një viti, shenon 25 filma, një rekord i veçantë për një aktor të ri me role të vogla.
Caka thotë se është me  fat që gjeti njerëzit e duhur  dhe që është shumë i lumtur që  punon me regjisorët më të famshëm të botës, si Steven Spielberg, Martin Scorsese, Zach Snyder, Christopher Nolan.

 F. N : Mjedisi ku ju jeni rritur është fusha e Zadrimës, ku kanë dalë penat të arta të kombit tonë, si At Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Shtjefen Gjeqovi… thua edhe ju të jeni një pasardhës i denjë i tyre 

M.C : Kjo është një fjalë shumë e madhe dhe nje peshë shumë e rëndë për të mbajtur mbi supe emrat legjendarë të penes shqiptare. Ajo qe më mbetet mua eshte të jap më të mirën për të lartësuar veprat e tyre të rralla që na frymezojnë çdo ditë me aktin e tyre patriotik që i kanë dhënë kombit.

cakaF.N:Keni ikur herët nga Shqipëria, si e kujtoni ju Shqipërinë dhe si e shihni ju sot … a mund të përballni dy kohët e saj , të citoni ndryshimin që këni vënë re, qoftë edhe në këndvështrimin e gazetarit.

M.C: Une kam ikur me një ëndërr me vete, në ato vite shumë të vështira që u përball çdo shqiptar pas një monizmi të gjatë e të eger totalitar. Isha si një zog që kur është i mbyllyr në kafaz kërkon të gjejë lirinë e tij të humbur. Dhe mua kjo me gjeti në një moshë shumë të re , me plot ëndrra. Duke lënë një Shqipëri tejskajet të mjeruar, por me një popull shumë energjik e punëtor që ishin gati për tu përballur me sfidat e jetes, sepse ishin shpirti i qendresës, një simbol fortese që nuk e mposhti dot as diktatura. Por asaj Shqipërie të atyre viteve i mungonte eksperienca e politikanit të europianizuar, që mbështetet në parimet demokratike, si rregulla që duhen respektuar të gjithë faktorët politike dhe se pushteti është rotacion që vjen nga verdikti i popullit. Por sot pas afro dy dekadave e gjysëm ky mentalitet pothuajse ka ndryshuar sepse politika shqiptare ka fituar atë pjekuri për ta parë pushtetin si një përgjegjësi vetëm për ti sherbyer popullit dhe shtetit institucional sipas kohezionit të zhvillimeve ekonomiko- demokratike të vendit. Tani ta bësh dallimin me detaje, atë nuk e përmbledh dot me një intervistë, sepse ndryshimi i përparimit të tanishem dhe i zhvillimit të gjithanshëm që po kërkon të bëjë vendi është si nata me ditën.

marko10F. N :Pse ju emigruat në Greqi dhe jo në Itali,  vend me të cilin krahina e prejardhjes tuaj është më pranë e në një lidhje tradicionale … ishte rastësi, apo kishte arsye ?

M. C: Me pelqen pyetja e juaj, sepse më të vërtetë largimi im në Greqi ishte nje rastësi. Dhe mos të kishte shkuar një kusheri i imi, mbase mund të mos kaloja asnjëherë nga Greqia. Jo vetëm në krahinën time, por shqiptarët në përgjithësi ishin më të lidhur me Italinë me anë të televizionit. Të gjithë ishin të lidhur përmes valëve të televizionit dhe radios italiane dhe kërkonin të imitonin çdo gjë që prodhonte kultura italiane, e cila simbolizonte kulturën perendimore. Qyteti im i lindjes ishte i lidhur historikisht me anë të besimit fetar, dhe këtë pagoi shtrenjtë nga regjimi totalitar. Unë jam larguar ne Greqi ne vitin 1991 duke udhëtuar dy ditë në këmbe deri sa mbërrita në qytetin e parë të Kosturit. Pastaj me autobus kam mbërritur në destinacionin i fundit që ishte Platees e Thives. Që në fillim jam strehuar dhe pastaj birësuar nga një familje greke. Kam patur vazhdimisht kujdesin e një nëne greke e cila më dha ngrohtësinë deri ne frymën e fundit . Në saj të nënës sime dhe me ato pak kursime, vazhdova studimet në fakultetin Filozofik. Ishin vitet studentore ku u njoha në realitetin e barazisë shoqërore ndërmjet kolegeve studentë. Dashuria dhe respekti ishin shumë larg urrejtes racore.

5markoF.N :Si nisi dhe u zhvillua karriera juaj në Greqi ?

 M.C: Ne vitin 2001 vazhdova  studimet per Gazetari prane TVANT1 me pedagoget më të mire të elitës së gazetarisë greke. Më pas në vitet 2001 – 2010 nis  një karriere brilante mediatike që shënon momentet më të bukura të jetes sime në nivelin profesional. Ajo mban mbi supe me qindra evenimente të rendësishme të jetës politike, sociale, kulturore dhe sportive.  Këto sfida më kanë shoqëruar vazhdimisht duke patur si ikonë legjendat e gazetarisë shqiptare dhe boterore. Aq më teper per një gazetar shqiptar këto sfida në shtetin helen ishin shumë më të vështira, por jo të pa realizueshme.  Nga viti 2001 jam reporter i posaçëm sportiv për Champions League, për tre klubet greke, Panathinaikos,Olimpiakos dhe AEK. Në bashkëpunim me mediat elektronike greke, kam mbuluar me dhjetra takime të këtij evenimenti të madh sportiv europian dhe finalet e mëdha të Champions League. Në janar te vitit 2003 fillova korrespondent i Greqise per gazetën ” Panorama” deri në largimin tim nga Greqia. Për disa vite, deri ne vitin 2010 kam qenë editor i rubrikës së lajmeve në gjuhën shqipe në tre gazetat e mëdha lokale, te qyteteve kryesore greke, Patra( “I Imera”), Volos ( “Neos Typos”), dhe Kalamata e Peloponezit( “I Foni”).  Kjo ishte hera e parë në historinë e shtypit grek që arrihej të botohej në faqet e tyre të brëndshme rubrika në gjuhën shqipe. Por, nga mesi i vitit 2010 ky realizim e ëndrrës sime do të shuhej papritmas me “arsyetimin” e mungesës financiare dhe të krizes ekonomike që  përfshiu  mediat greke. Nuk mund të le pa  përmëndur se po në këtë vend ku studiova dhe punova për dy dekada, u votova per tre vjet në bordin e Këshillit Administrativ ëe Foreign Press Association of Greece dhe në vitin 2009 u zgjodha

30 marko Assistant Secretary i Federates më të madhe të gazetarëve të huaj në shtetin grek, ku në bordin e saj janë gazetare-korrespondentë të mediave më të fuqishme botërore, si CNN, NY Times, BBC, Associated Press, Al Jazeera, Deutche Welle, Reuters, Washington Post, Independent, FPA, RAI etj. Kam bashkëpunuar me mediat të mëdha telivizive, si Ant1, MEGA,Alpha, dhe me  gazetarë të mëdhenj, si Nikos Haxhinikolau, MakisTriandafillopullos dhe me te ndjerin, Nikos Kakaunakis. Për 7 vite kam qënë reporter special i kryeministrit grek duke mbuluar të gjitha vizitat dhe samitet e mëdha europiane.. Kam gezuar respekt të veçantë nga te gjithe koleget greke, duke vlerësuar edhe origjinen time. Peripecitë e mia dhe fundi i ciklit në Greqi nis me fillimin e furtunës së krizës së madhe ekonomike në Greqi, në vitin 2009 e cila solli shkurtimin e kontigjentit të gazetarëve të parë, që kishte ardhur dhe si rrjedhojë e mosdhënies së pagave për 1 vit rresht nga botuesit dhe drejtues të kompanive mediatike. Pra brenda pak muajve kriza e rëndë ekonomike greke “varrosi” punën e pakursyer të shume viteve të një karriere mediatike.

marko6 F. N: Në fund të fundit , pas një karriere në gazetari , për çfarë ju ka vlejtur ky profesion

M.C: Unë kam qënë maniak i shtypit të përditshëm që fëmijë i vogël. Doja të dija gjithçka që mund të më informonte shtypi i kohës. Më kujtohet se im atë përveç Zëri i Popullit , ishte abonent fanatik i gazetës Drita, dhe revistës enciklopedike  Hosteni. Të dy bashkë me tim atë ishim të lidhur shpirtërisht me shkrimet e diçiturat e Niko Nikollës, një kritik i veçantë i sistemit burokratik të kohës. Im atë, si një nga më të dëmtuarit rëndë të këtij sistemi burokratik, me anë të penës së Niko Nikollës që e luftonte me lartësine e talentit të tij të rrallë, gjente qetësinë më të madhe shpirtërore . Ndjehem krenar dhe me fat që ky njeri i madh ka ndikuar në gatimin dhe formimin tim profesional të gazetarisë. Por me vjen shume keq që asgjë për këtë kolos gjigand te gazetarisë, i cili ka meritën më të madhe në zgjimin e ndjenjës popullore për të demaskuar sistemin e kalbur të regjimit më të eger totalitar te vendeve postkomuniste. Sot gazetaria shqiptare duhet të kishte si simbol emrin e Niko Nikollës, madje edhe fakulteti i gazetarisë duhet mbante emrin e tij që brezat që vijne të kuptojnë sa e vështirë ishte ti bëje kritikë një regjimi të egër që luftonte lirinë e fjales deri në ekzekutim. Prandaj për mua, kjo fortesë e rezistencës më ka vlejtur për të qënë i fortë në përkushtimin e punës sime ndaj çdo fenomeni negative, ndaj shoqërisë per ta luftuar pa asnjë kompromis. Gjate gjithë karrierës sime nuk kam përfituar asnjë qindarkë nga askush, dhe kam pranuar të punoj pa rroge vetem të mos bëhem palë me të korruptuarit.

marko4F.N: Cili ka qënë shkrimi më i vështirë i jetës tuaj në gazetari, dhe shkrimi më argëtues dhe pse ?

M.C: Shkrimi më i vështirë ka qënë kur unë botova për herë të parë në mediat shqiptare tek Gazeta Panorama, pranimin e historianëve greke se është ushtruar genocid ndaj çamëve. Me këtë shkrim të rrallë unë luajta me zjarrin në zemër të Greqisë. Besoj se nuk ka gazetar as në botë që shkruan për një temë kaq delikate kur jeton në atë vend. Dhe ata që kanë marrë përsipër ta bëjnë e kanë paguar me jetën e tyre, si Ana Politkovskaja. në  Rusi.  Ndersa shkrimet me argetuese kane qënë kur kam intervistuar personalitete të famshëm në botën e sportit dhe te artit. Por ajo që do të veçoja është një histori dashurie të një të moshuare të pasur greke, me nje djalosh të ri, emigrant shqiptar. Ishte nje fabul që korri shumë sukses tek opinioni shqiptar me anë të shtypit, dhe emisionit të famshëm të Arian Çanit.

F.N: A i keni numëruar ndonjëherë përsonat që keni intervistuar, cilin prej tyre vlerësoni më të rëndësishmin për karrierën tuaj ?

M.C : Jo, nuk i kam numeruar se janë të shumte, por më të rëndësishmin  mund të cilesoj, intervistën me futbollistin brazilian, Kaka, fitues i topit te arte, intervistën e Luciano Pavarottit një vit para vdekjes në koncertin e tij të fundit  në Athine, dhe të aktores hollivudiane, Cameron Diaz. Të tre këto intervista bashkë me të tjerat më bëjnë të ndjehem me fat .

F. N: Ju ikët nga Greqia për tu vendosur në SHBA … Cila ishte jeta juaj profesionale në vendin e lirisë ?

M. C: Kriza ekonomike greke ishte një nga faktorët e largimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si çdo i huaj fillimi është i vështirë në një vend, aq më tepër me standartin më të lartë të jetesës në botë. Bashke me gazetarinë më duhej edhe të punoja si kamarier nëpër restorante, dhe pastaj në një Hotel në departmentin e menaxhimit të shërbimeve të klientëve. Por kjo do te zgjaste pak se pastaj çdo gjë erdhi papritur me filmin pothuajse një vit më parë.

marko17F.N :Ishte e pritshme, e kalkuluar nga ju, që nga intervistues i yjeve të Hollivudit u ndodhët në partner për vetë aktorët në sheshxhirim

M.C: Nëse do të flisnim për këtë si sot një vit më parë, as që do ta mendoja se do të bëhesha aktor, sado që e kam ëndëruar kur isha fëmijë. Çdo gjë lindi kur unë pas intervistave me aktorë hollivudianë nisa të shoqeëohesha në ambientet e tyre argëtuese. Të gjithë më thonin , se ti ke një pamje të pëlqyeshme që për publikun do të ishte me interes. Dhe këtu filluan dhe rolet e para të vogla duke vazhduar paralelisht edhe me kurse aktrimi. Jam shumë me fat që gjeta njerëzit e duhur që unë të punoj me regjisorët më të famshëm të botës, si Steven Spielberg, Martin Scorsese, Zach Snyder, Christopher Nolan.

F.N : Ju keni qënë pjesë e serialit hollivudian “Boardwalk Empire”, serial i ndjekur nga miliona shikues si edhe në projektin e regjisorit të famshem botëror Steven Spielberg me protagonist Tom Hanks që flet për Luftën e Ftohtë me Bashkimin Sovjetik të viteve ‘50-‘60…

M.C: Po, në serialin e famshëm, Boardwalk Empire kam qënë në sezonin e fundit të tij në rolin e vogël të Gangsterit. Ishte seriali i parë që unë mora pjesë dhe që e fitova me anë të një audicioni të gjërë prej mijëra aktorësh. Ishte një eksperiencë e veçantë të luash pranë Steve Buscemi..
Pas këtij suksesi nuk vonon dhe me vjen oferta tjetër në filmin e Spielberg dhe nuk ishte aq e lehtë të fitoje besimin e regjsorit më të mirë të botës për të luajtur përkrah Tom Hanks si një reporter që mbulon veprimet agjenturore të Luftës së ftohtë në vitet 60′.

F.N : Dhe cili është konkretisht impresioni juaj për Spielberg ?

M.C :Të punosh me Spielberg do të thotë të jesh njeriu më me fat në botë. Jo më kot cilesohen , specie e rrallë bashkë me Martin Scorsese në llojet e prodhimit të filmave te tyre. Dua të them diçka që është interesante për ta mësuar kushdo që do të jetë profesionalist dhe i aftë në jetë. Spielberg kur donte të jepte okay për të perzgjedhur skenën perfekte në mes të shumë dublave, merrte mendimin e asistentit të tij fillestar që sapo kishte mbaruar studimet. Sepse mendimin e tij e sheh si një audience që jep pëlqimin e tij, dhe pastaj vendoste atë përzgjedhje që kishte pëlqyer shumica. Kjo është filozofia imagjinare e njerëzve të rrallë, që qëndrojnë larg arrogances dhe të bërurit si i ditur. Por bëhen një në mendime dhe interpretim me aktoret.

marko12F. N :Kaq sa e njihni … , si do ta përshkruani ju sot botën e Hollivudit … ?

M. C: Hollivudi është niveli më i lartë i prodhimit me teknollogji të lartë të filmave. Është një industri që punon deri në detajet më të vogla që shumë lehtë mund të neglizhohen, por drejtuesit e marrin seriozisht. Falë buxhetit  marramëndës punon një staf i madh profesionalistësh që nuk mungon asgjë për nga ana e teknologjisë. Është një mrekulli të jesh në sheshxhirim pranë yjeve, sepse aty do të mësosh vlerat e aftësisë dhe te thjeshtësisë. Kur je pjesë e filmave hollivudian në evente apo ne premiera, ndjen një farë entuziami i rrethuar nga fansa të filmit që të kerkojnë për fotografi apo autograf. Të njëjtën gje e ndien edhe ne klabe argetuese ku të rezervohet një pritje e ngrohtë nga i gjithë stafi dhe cilesojnë si një yll në ngritje.

F.N : Ju mendoni se suksesi është i lidhur me fatin apo me përkushtimin ndaj profesionit ?

M.C: Jo më kot nuk thonë se është fat të jesh pjesë e këtyre prodhimeve, dhe një nga këta jam edhe unë. Por ky fat vjen pasi ke një aftësi kur përzgjidhesh me anë të audicionit. Fat është kur fale njohjeve të agjenteve dhe agjencive të mëdha hollivudiane u sugjyrohet emri yt. Por kjo vjen pasi u ke fituar besimin e agjentëve, dhe në audicion fiton besimin final të producentëve. Pra të dyja rezultojnë të lidhura me njëra tjetrën edhe mendoj se jam me fat që jam në vendin e duhur dhe me njerëzit e duhur që njohin dhe dinë të vleresojnë aftesitë e aktorëve.

F. N : Nga këndvështrimi i gazetarit , por edhe i aktorit , një opinion juaj për filmin hollivuadian sot…!

M. C :Filmi hollivudian është në nivelin më të lartë dhe i pa krahasueshëm. Ka thithur gjithë mendjen krijuese që inkurajon për ta zhvilluar artin filmik. Njëkohësisht inkurajon dhe talentet e rinj aktorë duke i lidhur me kontrata të majme për të dhënë maksimumin në realizimin e filmave te tyre. Dhe për këtë Hollivudi punon me projekte të veçanta për të nxjerrë filma të medhenj që shfaqen si ne jeten reale.

marko9F.N:Mendoni se ambicjet tuaja do të vazhdojnë të jenë shumë kohë të lidhura me kinemanë, në se po, ku do të konsistojnë ?

M.C: Për momentin gjithë përkushtimi im është në mësimet akademike të Kolegjit të Bronksit. Studimi do më ndihmoj  për të marrë role kryesore duke fituar nje aksent anglishtje që është shumë i rëndësishëm për hyrjen në karakter të rolit. Jeta ime tani eshte lidhur me kinematografine amerikane, dhe ndjehem krenar qe si shqiptar mbrenda harkut kohor, 9 mujor jam afer Top 10000 i starmeter IMDB (enti mates i vleresimit te artisteve, aktoreve, kengetare, dhe filmave ne rang boterore. Dhe sa më poshte bie starmeteri aq më tepër joshesh nga agjencite prestigjoze hollivudiane. Dhe që tani duke parë suksesin tim në rritje, me anë të këtyre agjencive vazhdimësia është lidhur në disa role të vogla në disa projekte të prodhimit hollivudian. Këtë vit jam në  dy filma të mëdhenj si “Batman v Superman : Dawn of Justice ” ne rolin e reporterit pranë, Ben Affleck, Amy Adams dhe në filmin “Money Monster” si i përzgjedhur special i aktorës së famshme, producentes Jodie Foster ku do të luaj një rol suportues pranë yjeve George Clooney e Julia Roberts. Gjatë muajit maj do të dalë premiera e filmit me metrazh të shkurtër promovues i Martin Scorseses “The audition ” ku në kastin e këtij filmi kam privilegjin të radhitem pranë emrave Leonardo Di Caprio, Robeert De Niro e Brad Pitt. Kjo më ka shtuar shpresat për të qënë një nga aktorët e preferuar të Scorseses në filmat e tij të ardhshëm. Rezumeja ime brënda një viti, shenon 25 filma, një rekord i veçantë për një aktor të ri me role të vogla. Ajo që presin agjentet dhe producentet hollivudianë për momentin është për tu përgatitur për role të rëndësishme.

3 markoF.N:Duke ju lexuar në disa intervista ju përmëndni atin tuaj si mentorin e jetës dhe karrierës tuaj , ku konsiston një lidhje kaq e fortë , një fabul që tregon më shumë se një arsye mbi lidhjen kaq të fortë me babain tuaj.

M.C: Babai im  Prend Caka, është gjithçka, edhe sot pas 10 vitesh që nuk jeton më. Ai ishte një njeri gjenial që njerëzimi i numëron me gishta. E them këtë,se përveç një formimi të gjithanshëm akademik, ai i kishte një karakter të rralle që misherohej me dhimbjet njerëzore. Ai kudo falte dashuri tek më i vogli dhe tek më i moshuari. Ulej e bisedonte për problemin e çdo kujt, dhe luftonte në maksimum arrogancën. Ishte simboli i thjeshtësisë dhe i ndershmërisë, që dhe negocionte pa asnjë lloj kushti përfitues. Kjo e bëri që emri i tij përmendej nga kushdo që e ka jetuar si njeri të rralle shumë të dijshëm dhe të ndershëm. Prandaj unë gezoj një krenari për këtë njeri brilant që më bëri koken dhe më dha një edukim të gjithanshëm për të respektuar çdo qenie gjallësore. Sot këto vlera të rralla të tij përçojnë kudo jetën time, dhe më kthjellojnë për të dhënë më të mirën dhe për të mos ju ndaluar suksesit. Çdo gjë ja dedikoj këtij njeriu të madh, që është pengu im më i madh. Një ditë këtë njeri gjenial do ta portretizoj në një film që brezat të mësojnë se në botë ka dhe njerëz të tillë që bëjnë gjithçka të mirë për njerëzit, dhe nuk kërkojnë për tu bërë publik.

F.N: Në Greqi dhe USA… besoj se keni patur rast të takoni dhe të njihni shumë shqiptarë … sa të integruar i shihni ju sot shqiptarët ?

marko15M.C : Jeta ime në Greqi ka qënë e lidhur shumë me emigrantët shqiptarë. Isha me fat që profesioni im i gazetarit më afroi akoma më pranë problemeve të tyre, prane atyre njerezve që karrierën e tyre ja dedikuan këtij komuniteti në zgjidhjet e problemeve të tyre.Falë punës së tyre të pashoq, sot emigrantët shqiptare kanë fituar personalitet dhe nuk cilesohen më si delja e zezë. Shqiptarët në Greqi sot jane një zë i fuqishëm që u fitua në saj të punës së tyre të ndershme dhe të kontributit në zhvillimin e Greqisë. Dhe për këtë shumica e grekëve u janë mirënjohës. Shpresoj qe qeveria e re e të majtës reale greke tu japë të gjitha të drejtat e tyre qytetare që kanë në programin e tyre, dhe mos të cilësohen si rrezikshmëri, por si një oksigjen për ekonominë por edhe për shoqerinë greke që po shkon drejt plakjes. Ndërsa marrëdheniet e mia me komunitetin në ShBA, duke qënë larg gazetarisë, nuk janë intensive për shkak te impenjimeve që kam në profesionet tjera. Por kam njohur shqiptarë që janë shumëe atdhetarë dhe sakrifikojnë gjithçka për kombin e tyre. Një shëmbull janë çifti Kozeta e Qemal Zylo, të cilët kanë neglizhuar jetën e tyre personale e familjare, vetëm për ti shërbyer komunitetit shqiptar në mësimdhënien e gjuhës shqipe tek brezat e rinj, por edhe në zhvillimin e aktiviteteve patriotike me karakter edukues dhe informues për historinë e popullit shqiptar. Edhe për këta figura shteti shqiptar duhet ti vlerësojë për ti motivuar në misionin e tyre të shenjtë patriotik

F.N: Ju mendoni se duhet të ketë një plan konkret veprimi nga qeveria shqiptare për afrimin e shqiptarëve të suksesshëm në projekte konkrete në ndihmë të vendit tonë …

M. C: Absolutisht po. Siç e thashe edhe me sipër qeveria është përgjegjëse për të thithur inteligjencën shqiptare kudo që janë , që duhet të përballet me sfidat e ardhdhme europiane. Dhe për këtë duhet nje projekt konkret që të nisë edhe zbatimi i saj. Në sajë të projektit te thithjes së inteligjencës botërore, Shtetet e Bashkuara kane sot nivelin më të lartë demokratik dhe ekonomik dhe që bazohet në lirinë e barazisë dhe të meritokracisë.

F.N : Besoni se Albanian Excellence, nje organizatë jo qeveritare e cila ka marrë përsipër të evidentojë historitë e suksesit të shqiptarëve, do të ndihmojë në afrimin e shqiptarëve të këtij dhe andej kufirit.

marko20M. C : Absolutisht që po, dhe është një nga nismat me inteligjente që duhet vlerësuar por edhe përkrahur. Shqiptarët janë një komb i zgjuar dhe simbol i sakrificës. Kudo që kanë shkuar në saj të puneë dhe ndërshmërisë kanë lënë gjurmë në historine e popujve te tjere. Albanian Excellence po bën një pune kolosale për të identifikuar të gjithe ato shqiptarë të suksesshëm që në vende emigruese janë shëmbulli më i mirë i shoqërisë, dhe në vendin e origjinës së tyre janë lënë në harresë nga shteti apo dhe nuk bën përpjekje për ti identifikuar. Dhe kete arrijnë ta bëjnë vetëm mediat dhe organizata Albanian Excellence. Një shembull më i mirë eshte shkencatarja e re ne Universitetin e Harvardit, Detina Zalli, e cila vleresohet nga ky Universitet dhe shteti amerikan per kontributin e saj shkencor ne shkencen mjeksore-molekulare biologjike, dhe në Shqipëri lihet në harresë. Madje për autobiografinë bestseller e dy motrave shkencatare Zalli diplomuar në Universitetin e Harvadit ka sjelle interesin edhe producenteve hollivudian për ta kthyer në film. Prandaj duhet përgëzuar Albanian Excellence per kete nismë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: