ParlamentarePolitika

Kuvend, Berisha: Rama në ’97 u sulmua për krim pasioni. Reagon Balla: Urdhrin e dhe ti!

Pas intervistave të kryeministrit Rama për mediet italiane, ku mes të tjerash deklaroi se në vitin 1997 është dhunuar nga SHIK-u, ka reaguar ish-kreu i qeverisë, Sali Berisha, i cili i ka cilësuar shpifje dhe trillime të ulëta deklaratat e pasardhësit të tij.

Sali-BerishaNga salla e Kuvendit në seancën e sotme plenare, Berisha ka thënë se ai i para 18 viteve, ishte një “krim pasioni”.

Por nga ana tjetër, nuk ka munguar reagimi i deputetit të PS-së, Taulant Balla, i cili e akuzon Berishën se “urdhrin për goditjen ndaj Ramës e dhe ti, dëshmitar për këtë është edhe ish-truproja juaj, Izet Haxhia”.

“Dje, në një nga mediat e mëdha italiane, kreu i ekzekutivit të vendit i  ka lejuar vetes të bëjë një shpifje dhe trillim ndër më të ulëtit, – ka deklaruar Berisha. – Për herë të parë në histori, ndodh që pas 8 vitesh një njeri që është në krye të ekzekutivit, të mashtrojë e të shpallë krimin e pasionit, si krim politik. Absolutisht ajo që ka ndodhur në ‘97, ajo është një akt i shëmtuar. Zoti Edi Rama nuk bëri denoncimin më të vogël kur e thirrën në Prokurori, sepse kjo ngjarje nuk ndodhi me Ramën, kishte dhe të tjerë, ishte  i shoqëruar Rama kur ndodhi ngjarja. Nëse do ishin motive politike, çfarë e pengoi zotin Rama (qesh)…e dinë të gjithë që ai ishte krim pasioni. Kushëriri yt (i drejtohet ministres Harito) nuk shkoi kurrë në prokurori. SHIK-u u bë pjesë e sulmeve agresive, po ça mendoni ju, se Fatos Klosi (ish-kreu i SHIK-ut pas ’98) do kursente oficerin e SHIK-ut që sulmoi e Edi Ramën?!  Dhe të dalë tani dhe të bëhet viktimë e imja…Është dy herë turp, e para herë që mashtron, e dyta që bën viktimën tani që është kryetar ekzekutivi. Unë e sfidoj Edi Ramën, të nxjerrë personin të shkojmë në gjyq dhe Prokurori  dhe jo të akuzojë Sali Berishën poshtë e përpjetë. Ky është një akt shumë i ulët dhe e denoncoj publikisht , ky bën viktimën, kjo është shumë e turpshme”, – tha ish-kryeministri.

Taulant BallaSulmi ndaj Ramës në ’97, Balla: Urdhrin e dha Berisha

Në përgjigje të fjalës së ish-kryeministrit Berisha, që e cilësoi dhunën ndaj Ramës në ’97 jo sulm nga SHIK-u, por krim pasioni, deputeti socialist Balla ka thënë nga foltorja e Kuvendit se dëshmitar për këtë ngjarje është ish-truproja e Berishës, Izet Haxhia.

“Ish-badigardi yt, Izet Axhia është dëshmia më e qartë e përfshirjes tënde edhe në atë dhunim të intelektualit të pavarur asokohe, Edi Ramës. Ka qenë urdhri yt personal, – u shpreh Balla. – Tani ka ardhur koha të përgjigjesh për çfarë të ka akuzuar Izet Axhia, qoftë për brigadat e tritolit që komandoheshin nga ty Sali, qoftë për lidhjet e tua dhe për vrasjen e Azem Hajdarit, qoftë dhe për urdhrat e tua dhënë SHIK-ut për dhunimin e intelektualëve dhe opozitarëve të asokohe. Në atë kohë, Edi Rama është dhunuar një ditë përpara nënshkrimit të peticionit për largimin e presidentit të asokohe, njeriu i mbrapshtë Sali Berisha”, – përfundoi Balla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button