Politika

Topi: FRD mendon të bëjë koalicion në zgjedhjet lokale

Kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi, deklaroi sot gjatë një takimi e strukturat e kësaj partie në Kuçovë, se FRD po mendon për një koalicion në zgjedhjet e ardhshme lokale, por nuk e ka saktësuar se me cilën parti.

10440855_648671261921409_8274084805551491060_nTopi tha se, këto zgjedhje nuk bëhen vetëm për kryetarin e Bashkisë, por edhe për këshillin Bashkiak, që sipas tij, në shumë raste është përdorur për qëllime të mbrapshta.

“Ne konkuruam me dinjitet në zgjedhjet 2013-s dhe sot jemi një parti shumë e strukturuar. Sa herë që ka zgjedhje, partitë tentojne që ta elektrizojne dhe politizojnë situatën, të bëjnë retorikë politike, por nuk japin llogari për ate që ka kaluar. FRD mendon të futet në këto zgjedhje në koalicion, por ne jemi të gatshëm të shkojmë edhe vetëm në zgjedhje”, deklaroi Topi.

Sipas tij, përplasjet politike e kanë lënë kryeqytetin e vendit ne nje gjendje mizerabel. “Politika sot është një kaos, politikanët nuk dine ku jane dhe ku kanë kokën, Parlamenti është inefiçent”, theksoi Topi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button