Home / Sporti / Presidenca e UEFA-së: Platini i vetmi kandidat

Presidenca e UEFA-së: Platini i vetmi kandidat

Michel Platini, presidenti aktual i UEFA-së, është kandidati i vetëm i zgjedhjeve presidenciale për katër vjetët e ardhshëm, që do të mbahen në muajin mars të vitit të ardhshëm në Paris. 

Këtë e ka bërë të ditur vet shtëpia e futbollit evropian. Kështu, francezi do të jetë president i UEFA-s në katër vjetshin e dytë, duke e marrë parasysh se data e limituar, 22 dhjetor 2010 ka skaduar dhe nuk ka pasur asnjë kundërkandidat për pozitën e presidentit të UEFA-s, që do ta zgjidhet me rastin e Kongresit të 35-të të UEFA-s. 

“Deri sot, më 23 dhjetor 2010, është paraqitur vetëm një kandidat: presidenti aktual i UEFA-s, Michel Platini, i cili e pret kështu mandatin e tij të dytë katërvjeçar, në mes të viteve 2011 dhe 2015”, shkruan uebfaqja zyrtare e federatës Ndërkombëtare të Futbollit. 

Leave a Reply

%d bloggers like this: