Home / Parlamentare / Miratohet me 109 vota pro, Pr/ligji “Për medaljet në Forcat e Armatosura”

Miratohet me 109 vota pro, Pr/ligji “Për medaljet në Forcat e Armatosura”

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 109 vota pro dhe 1 kundër projektligjin “Për medaljet në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

FA3Gjatë diskutimeve në seancë plenare, deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati u shpreh se në forcat e armatosura po promovohen vetëm persona të lidhur me politikën, në vend që të vlerësoheshin aftësitë e tyre profesionale.

“Sot ka dy ligje të përgatitura që në kohën e qeverisë “Berisha, si ligji për QKR-në dhe ligji për medaljet. Sidoqoftë është një eufemizëm diskutimi për ligjin për medaljet dhe në situatën ku ndodhemi. Pak muaj më parë, keni bërë një promovim të pafund të ish-bllokmenëve apo të ish-sigurimsave. Problemi i vetëm është se meqë ju promovoni njerëzit tuaj, më vjen keq që ata ish pronarë apo ish të persekutuar gënjehen nga mashtrimet tuaja, pasi po promovoni vetëm ish- bllokmenë”, tha Helidon Bushati, ndërsa solli në vëmendje largimin nga Forcat e Armatosura të Dritan Demiraj.

Sipas tij, Ministria po ndjek standarde të dyfishta, pasi ky dikaster nuk ka marrë masa të njëjta edhe për 300 ushtarakë që janë larguar nga territori shqiptar dhe nuk kanë pasur asnjë masë disiplinore.
Deputeti i Partisë Socialiste,  Arben Çuko vlerësoi se tashmë medaljet do të shoqërohen edhe me një shpërblim monetar.
“Dua të them se ky motivim nuk është vetëm moral, por këto dekorata shoqërohen dhe me shuma të konsiderueshme. Para disa ditësh qeveria ka nxjerrë edhe një vendim që rrit masën e shpërblimit për forcat e armatosura për ushqimin që ju ia hoqët. Është detyra jonë që t’u japim mbështetje forcave të sigurisë së këtij shteti, si Forcave të Armatosura dhe atyre të Policisë”, tha Çuko.

Krahas kësaj Kuvendi miratoi me 104 vota pro dhe 2 abstenim projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr 112/2013 “Për Dekoratat, Titujt e Nderit, Medaljet dhe Titujt Vendor të Nderit në Republikën e Shqipërisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.