Kronika e zeze

Aksident i rëndë në Mullet. Vdes vajza e ish-Ambasadorit Kola, plagoset gazetari Peka

 Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot në mbrëmje në afërsi të Mulletit, në aksin Tiranë-Elbasan, ku për pasojë, ka humbur jetën një vajzë 29 vjeçare dhe është plagosur gazetari Çim Peka.

Cim-PekaBurime nga policia bëjnë të ditur se Fleura Kola, vajza e ish-ambasadorit të vendit tonë në Romë Llesh Kola humbi jetën mbrëmjen e kësaj të enjteje si pasojë e plagëve të rënda ndërsa mësohet se gazetari Peka ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

29-vjeçarja Kola po udhëtonte në mjetin tip “ Benz Class” me targa AA 099 GB të gazetarit Çim Peka, kur janë përplasur me një tjetër “Audi” me targa AA 566 HT që drejtohej nga Edmond Pelushi.

Po kështu të plagosur kanë mbetur drejtuesi i “Audit” së bashku me një tjetër person që udhëtonte me të.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë punonjësit e policisë dhe ekipet e zjarrëfikësve ti cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve nga makina e dëmtuar rëndë që ishte e kthyer përmbys pas përplasjes.

Gazetari Peka u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa Flora Kola kishte mbetur e bllokuar brenda automjetit.

29-vjeçarja mbërriti e pajetë në spital. Sipas mjekëve, Flora Kola kishte marrë dëmtime të forta në kokë të cilave nuk mundi t’i mbijetonte. Ajo ishte ulur në në sediljen e parë të makinës.

Policia bën të ditur se po heton për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë automobilistik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button