Kronika e zeze

Mamurras, kryetari i bashkisë rreh me grushta arbitrat

Ka përfunduar me një skandal të vërtetë ndeshja e Kategorisë së Parë, mes Mamurrasit dhe Besëlidhjes. 

Në fund të sfidës që mbaroi në barazim pa gola (0-0), kryetari i bashkisë së Mamurrasit dhe njëkohësisht futbollist i kësaj skuadre, ka rrahur barbarisht arbitrin Labian Mustafaraj. 
Një akt i rëndë i një të zgjedhuri lokal, që pason atë të kreut të bashkisë së Peqinit Ilir Rrusha ndaj trajnerit Shpëtim Duro një vit më parë. Mustafaraj ka mbetur i goditur rëndë, ç’ka mësohet se i ka shkaktuar probleme të shumta. 

Ai është masakruar me grushta nga 45 vjeçari, një njeri i veshur me pushtet, por që ende vazhdon të luajë futboll. 

Ndërkohë, policia mësohet se nuk ka ndërhyrë aspak ndaj këtij personi, në një sfidë që ka qenë tejet e tensionuar. Pas gjyqtarit kryesor, Ndreca është marrë edhe me anësorin Mesi, të cilit i ka lëshuar gjithashtu disa grushta në fytyrë. 

Ngjarja e rëndë është denoncuar edhe nga vetë arbitrat te zyrtarët e Federatës, por jo në polici. 

Në këtë sfidë Mamurrari kërkonte me ngulm fitoren ndaj fqinjëve të Besëlidhjes. Takimi ka qenë shumë i tensionuar, ndërsa arbitri Labian Mustafaraj ka nxjerrë dy kartona të kuq, nga një për secilën skuadër. 
Në 15 minutat e fundit është futur në fushë edhe Ded Ndreca, një 45 vjeçar që luan ende dhe që gjithashtu është kryetar i bashkisë së Mamurrasit. 

Pasi ndeshja nuk u zhbllokua, ai ka shkuar tek arbitri, duke e goditur me grushta në mënyrë barbare. Për çudi, asnjë ndërhyrje nga policia, ndërsa Ndreca më pas i është drejtuar anësorit Mesi, duke i dhënë disa goditje edhe atij. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button