Politika

Dule: Ta kthejmë rajonin tonë në një treg unik drejt finalizimit në BE

Kryetari  i Partisë për të Drejtat e Njeriut  dhe njëherazi nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule, ka marrë pjesë sot në konferencën me temë “Mbikqyrja Parlamentare e Buxhetit për Ballkanit”, ku merrnin pjesë parlamentarë të rajonit, pedagogë dhe specialistë të financave.

duleQëllimi i kësaj konference ishte menaxhimi i buxhetit të shtetit, roli i parlamentit dhe transparenca e të ardhurave publike ne rajonin e Ballkanit.

Nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Dule, në çeljen e konferencës u shpreh se “Mjetet kryesore që ne kemi në dorë janë buxhetet dhe buxheti i shtetit, që reflektojnë në mënyrën më të plotë politikën e një vendi. Buxheti i shtetit, i cili është në thelb një akt politik, përbën instrumentin kryesor të veprimit ekonomik. Zërin kryesor në buxhet, duhet ta zënë veprat infrastukturore që lidhin vendet tona duke e kthyer rajonin tonë më të gjerë me një treg unik, duke e lidhur atë me Bashkimin Evropian”.

“Një tjetër mjet i rëndësishëm që duhet të përdorim janë levat fiskale, ku harmonizimi i taksave të vendoset si kryefjalë, e cila do të sjellë qarkullim më të shpejtë të kapitalit fillestar edhe njerëzve. Qytetarët e vendeve tona, veçanerisht të rinjtë, kanë zgjedhur rrugën e integrimit rajonal dhe evropian, ndaj detyra jonë si ligjvënës dhe politikëbërës është dhe duhet të mbetet që të ndjekim kërkesat e tyre në vazhdimësi për të ruajtur prosperitetin dhe bashkëpunimin midis nesh”, tha Dule

Deputet i Partisë Socialiste, ish-ministri i Ekonomisë, Anastas Angjeli, në fjalën e tij në këtë konferencë u shprehe se, “ky eveniment ka rëndësi jo se ka mbledhur përfaqësues të parlamenteve të rajonit, por ka të bëje me menaxhimin e parave publike dhe ne do të fokusohemi te buxheti i shtetit, pasi është një instrument i rëndësishem. Roli i buxhetit ka dalë në plan të parë përsa i përket financimit. Ballkani është shëndërruar në një ngerç për Bashkimin Evropian, ndonese vullneti i vendeve tona nuk ka munguar kurrë për të përshpejtuar procesin e integrimit”.

“Kjo temë ka në thelb lidhjet e parlamentit me buxhetin dhe ku debati ka shumë vite që është prezent dhe janë shënuar hapa përpara përsa i përket rritjes së transparencës. Roli i parlamentit në buxhet është mbështetur në të drejtat që i jep Kushtetuta dhe angazhimi i parlamentit është një rol themelor për një transparencë sa me të mirë më të ardhurat publike”, tha Angjeli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button