Home / Arte / Libri / Libri i George Bush arrin në 2 milionë kopje të shitura

Libri i George Bush arrin në 2 milionë kopje të shitura

 Libri me kujtime i ish-presidentit amerikan, George W. Bush, i titulluar “Decision Points”(momente vendimtare), ka tejkaluar tashmë dy milionë kopje të shitura në format të shtypur dhe elektronik. 

Shtëpia botuese ”Crown” e ka përcaktuar ”të konsiderueshëm” suksesin e shitjes së librit të Bushit. 

Libri me kujtime i Bill Klinton, ”My Life”, i publikuar në vitin 2004, ka arritur në gjashtë vjet një shitje prej 2,2 milionë kopjesh, ndërkohë që sipas ”Crown”, libri i Bushit do ta arrijë shumë më shpejt këtë kuotë. 

Në libër, ish-presidenti tregon mbi momentet thelbësore të presidencës së tij, përfshi edhe reagimin pas tragjedisë së sulmeve të 11 shtatorit dhe vendimet që çuan në misionet ushtarake në Afganistan dhe Irak. 

Leave a Reply

%d bloggers like this: