Bota

ISIS: Po mbërrijmë në Romë!

“ISIS në Romë, dashtë Zoti”. Është ky kërcënimi i ri ndaj Italisë i terroristëve të ISIS, që kanë krijuar në Twitter një hashtag të ri me emrin “po mbërrijmë në Romë”.

isis-po-mb-euml-rrijm-euml-n-euml-rom-euml_hdLajmi është bërë i ditur nga Rita Kats, bashkëthemeluese e grupit të inteligjencës Site (Search for International Terrorist Entities).

Katz ka lindur në Irak nga një familje hebrenjsh, ka studiuar në Universitetin e Tel Avivit dhe e flet rrjedhshëm arabishten.

Si eksperte e terrorizmit merr pjesë shpesh në takimet informues të qeverisë së SHBA.

Në tweet-in e postuar nga SITE, xhihadistët kanë lëshuar sërish kërcënimin e tyre: “ISIS në Romë, dashtë Zoti”.

Po kështu shfaqen edhe fotografi me vargje të gjatë automjetesh të armatosur dhe të mbushur me militantë që mbajnë raketëhedhës si dhe flamujt e Shtetit Islamik.

Pra, tani kërcënimet ndaj Italisë janë eksplicitë. Vetëm pak ditë më parë xhihadistët kishin nxjerrë një komunikatë në Internet ku pohonin se “dashtë Allahu” do të mbërrinin ne Romë për pak kohë.

Dhe në profecitë e xhihadistëve, marrja përfundimtare e Romës duhet të ndodhë brenda 5 deri 10 viteve, shkruan bota.al.

Ndërkohë që OKB vazhdon të flasë për “zgjidhje politike” në Libi, ISIS po vë në lojë Perëndimin në rrjetet sociale dhe mbjell terror përmes propagandës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button