Home / Politika / 24 vjet nga rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës, Topi: Kemi ende vetëm liri formale

24 vjet nga rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës, Topi: Kemi ende vetëm liri formale

Kryatari i partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi, në një takim me të rinjtë e FRD, në përkujtim të ditës së rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha, kërkoi që ata të marrin situatën e vendit në dorë.

FRD-KONFERENC-51Topi theksoi se shqiptarët ende nuk e kanë fituar lirinë dhe demokracinë që kishin ëndërruar. “Kjo nuk është liri, kjo është liri formale. Sot ne duhet ta zgjojmë këtë ndërgjegje. Elektorati shqiptar, për hir të së vërtetës, ka pasur një sjellje të çuditshme; është mbajtur si sanduiç mes palëve politike për të mbajtur pushtetet politike dhe sot është më keq se kurrë”, tha Topi.

“Unë sot bej një apel të drejtpërdrejtë për të gjithë brezin e ri të Shqipërisë: Mos pritni t’ju vijë asnjë dhuratë nga liderët prepotentë të partive politike, mos u përdorni për qëllimet e tyre, merreni vetë situatën në dorë. Jeni të shkolluar, të emancipuar, ndërkohë që niveli juaj është më i lartë se i atyre që kanë shkuar në krye të institucioneve apo partive politike me rrugë jo të ndershme apo militantizëm. Mos pritni të vijë nga ata që 25 vjet shërbyen si sekretarë politikë të Enver Hoxhës dhe 25 vjet më pas, si shembëlltyrë e diktaturës së tij”, theksoi kreu i FRD.

Topi vërejti se sot, politika s’ka më synime politike, por ka interesa ekonomike, për përfitime “megapole” dhe kjo situatë ka ngjallur apati dhe frikë. “Unë kam parë dhe akademikë mjeranë, tha ai,  që i janë nënshtruar liderit politik. Ata mund të jenë akademikë të emëruar, por jo intelektualë. Intelektuali i vërtetë e thotë mendimin e tij pavarësisht konjukturave politike. Kam parë njerëz që nuk kanë më interesa politike, ku ta gjeje t’i kishin, po kanë interesa të “megapoleve” për interesa ekonomike. Me thënë të drejtën, ditë pas dite po më venitet respekti për shumë politikanë, qe i kam njohur nga afër, që rrinë me frikën se mos u pengohet biznesi, se mos iu hiqet vendi i punës, se mos iu heqin vazjën nga puna…Ata e kanë braktisur misionin e tyre intelektual dhe kjo është liri formale”, nënvizoi  Topi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: