Home / Politika / Përkujtohet 3-vjetori i rënies së Dëshmorit të Atdheut, kapiten Feti Vogli

Përkujtohet 3-vjetori i rënies së Dëshmorit të Atdheut, kapiten Feti Vogli

Ministria e Mbrojtjes, nderoi sot me një ceremoni përkujtimore në Zall Herr, 3-vjetorin e rënies së ‘Dëshmorit të Atdheut’, kapiten Feti Vogli.

kodheliMinistrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e pranishme në këtë ceremoni u shpreh se, 20 shkurti është një ditë për t’u nderuar dhe gjithkush prej nesh e kujton atë në mënyrë të ndryshme, por një gjë kemi të përbashkët: krenarinë që na jep lavdia e misionit që përmbushim përditë, misioni kushtetues dhe human, më i drejti, më i forti, ai i vënies në rrezik të jetës së gjithsekujt prej jush për paqen dhe sigurinë edhe në një vend tjetër, ashtu siç kapiten Vogli ra.

Përkujtohet 3-vjetori i rënies së Dëshmorit të Atdheut, kapiten Feti Vogli

Përkujtohet 3-vjetori i rënies së Dëshmorit të Atdheut, kapiten Feti Vogli

“FA shqiptare janë krenare për gjithçka bëjnë në emër të atdheut, të lirisë dhe paqes. Ato janë të paprekura nga askush që këtë Forcë kërkon ta bëjë pis dhe kërkon t’ia ulë kokën”, theksoi Kodheli.

Të pranishëm në ceremoni ishin krerë të lartë të ushtrisë dhe familjarë të kapiten Feti Voglit.

Kapiten Feti Vogli u vra në 20 shkurt të 2012-ës gjatë një misioni në Afganistan, ku u plagos dhe efektivi tjetër i forcave tona ushtarake, Aleksandër Peci, i cili fatmirësisht arriti t’u mbijetonte plagëve.

Kapiten Feti Vogli ishte një ushtarak karriere i shkëlqyer dhe si rezultat i arritjeve në detyrë është dekoruar disa herë me medalje të ndryshme si: Medalja e Karrierës në vitin 2007 nga komandanti i Forcës së Bashkuar; Medalja për Shërbime Ndërkombëtare nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2007; Medalje për shërbime të Shquara nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2010. Kapitenit Feti Vogli, i cili ra hero në krye të detyrës në Afganistan, i është ngritur një bust përkujtimor , që u inaugurua një vit më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.