Arte

Kumbaro: Kalendari kulturor Shqipëri-Kosovë 2015 do jetë edhe më i mirë se 2014-ta

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro dhe ministri i Kulturës i Kosovës, Kujtim Shala, nënshkruan sot në Prishtinë, kalendarin e përbashkët kulturor mes Kosovës e Shqipërisë për vitin 2015.
Mirela_Kumbaro-Furxhi-dhe-Kujtim_Shala-marreveshje-Kulture-20shkurt2015-Prishtine-fotoATSH-BehlulJashari-1“Unë jam besimplotë që kalendari 2015 do jetë edhe më i mirë se 2014-ta”, deklaroi ministrja Kumbaro e pyetur nga ATSH, ndërsa minsitri Shala i pyetur po ashtu u shpreh se kjo do ishte edhe përgjigja e tij.
Nënshkrimi i kalendarit të përbashkët u bë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në praninë edhe të drejtuesve të institucioneve kulturore nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët vazhdojnë me takime dhe punë. Menjëherë pas takimit, dy ministrat mbajtën një konferencë të përbashkët për media në ambientet e ministrisë kosovare.
Në 11 janar 2014, në ceremoninë e organizuar te Shtëpia e Lidhjes Shqiptare në Prizren, menjëherë pas mbledhjes historike të përbashkët të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë u bë nënshkrimi zyrtar i dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet dy shteteve dhe marrëveshjeve të tjera mes dy qeverive.
Në mbledhje janë shqyrtuar, mes tjerash, edhe marrëveshja për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe aktivitetet për ndërtimin e kalendarit të përbashkët kulturor, si dhe propozimi për bashkëfinancimin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokufest në Prizren.Mirela_Kumbaro-Furxhi-dhe-Kujtim_Shala-marreveshje-Kulture-20shkurt2015-Prishtine-fotoATSH-BehlulJashari-2
Rreth një muaj më pas, në 14 shkurt 2014, në Galerinë Kombëtare të Kosovës u hap ekspozita “Marubi: Objektivi i lëvizshëm i një arkivi”, organizuar në bashkëpunim me Fototekën Kombëtare Marubi në Shkodër. Kjo ekspozitë, që solli në Prishtinë rreth 250 fotografi, shënonte edhe fillimin e zbatimit të kalendarit të përbashkët kulturor Kosovë- Shqipëri dhe të festimeve zyrtare për 60 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Një ditë para hapjes së ekspozitës në Prishtinë, ministrja e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro dhe ministri i atëhershëm i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Memli Krasniqi nënshkruan në Tiranë, Protokollin e Bashkëpunimit në fushën e kulturës, me të cilin edhe u themelua Kalendari i Përbashkët Kulturor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button