Rajoni

Stambolli goditet nga stuhia e borës

Një stuhi dëbore ka bërë të ndalen të gjitha fluturimet, trafiku rrugor dhe lëvizja e anijeve në Stamboll, bëjnë të ditur zyrtarët në Turqi.

sloveni-620x330“Turkish Airlines”, shoqëria e katërt më e madhe ajrore në Europë, tha se ka qenë e detyruar të anulojë 300 fluturime të parashikuara të kryheshin të mërkurën dhe të enjten gjatë kësaj jave. “Ataturk”, aeroporti kryesor i Stambollit dhe i katërti me qarkullimin më të madh në Europë, u mbyll dje në mëngjes për shkak të motit, por u rihap në mesditë.

Anijet në Gjirin e Bosforit, që ndan Stambollin mes Azisë dhe Europës, ndaluan gjithashtu qarkullimin nga të dyja drejtimet që nga ora 8:10 e mëngjesit. Rrugët e akullta shkaktuan nga ana tjetër, më shumë se 800 aksidente nga mbrëmja e së martës deri në mëngjesin e djeshëm, njoftuan zyrtarët e Stambollit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button