Home / Politika / Ristani: Policia e Shteti arreston qytetarë të pafajshëm, grabitësit janë të lirë

Ristani: Policia e Shteti arreston qytetarë të pafajshëm, grabitësit janë të lirë

Partia Demokratike ka akuzuar Policinë e Shtetit se po arreston qytetarë të pafajshëm, ndërsa kriminelet e grabitjeve në Vlorë, Tiranë dhe Kamëz janë të lirë.

Arben_Ristani8janarSekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka dalë sot në një deklaratë për mediat për të akuzuar Policinë e Shtetit se po arreston qytetarë të pafajshëm dhe solli në vëmëndje rastin nga qyteti i Korcës, ku sipas tij, “Policia poshteron një të ri duke e rrahur në mes të qytetit vetëm se ka gërvishtur pa dashje makinën e inspektorit të policisë”.

“Policia e Shtetit rrahu një të ri të pafajshëm në qytetin e Kavajës, po sot janë arrestuar disa persona që protestojnë në Kamëz për mungesë energjie, ndërkohë që kriminelët e grabitjes në Vlorë, Tiranë e Kamëz janë të lirë”, tha Ristani.

Leave a Reply

%d bloggers like this: