Ekspozita

Punëtorët dalin nga studioja, duke mos parë më realizëm socialist

Ekspozita“Punëtorët dalin nga studioja, duke mos parë më realizëm socialist.”

Punetoret-dalin-ne-rrugeKështu quhet ekspozita, e cila do të hapet më 27 shkurt në Galerinë Kombëtare të Arteve kuruar nga Mihnea Mircan. Ekspozita tregon vepra nga Irwin (Slloveni), Armando Lulaj (Shqipëri), Ciprian Mureşan (Rumani), Santiago Sierra (Spanjë), Jonas Staal (Holandë) dhe Sarah Vanagt (Belgjikë), si dhe një përzgjedhje ekskluzive veprash nga fondi i GKA-së. Sipas kuratorit Mihnea Mircan, “kjo ekspozitë është një përpjekje për të hedhur dritë mbi fragmente të veçanta të fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe atyre projekteve të artit bashkëkohor që fokusin e kanë rreth nocionit të realizmit. Ajo ngrihet mbi dy hipoteza për realizmin e epokës socialiste, mbi dy mënyrat sesi diskursi i asaj periudhe nuk mori fund”. “Shtysa heroike në ato vepra, që dëbonte metaforën, e cila më pas rikthehej si një lapsus frojdian, minon dhe gërryen aspiratat e tyre realiste dhe mpak mimesis-in e një bote ‘të ardhshme’. Nga ana tjetër, marrëdhëniet mes lirisë artistike dhe shërbimit politik, shtylla ku mbështetet prodhimi i artit realist socialist, shtrojnë një ekuacion për të cilin praktikat e angazhuara të artit bashkëkohor patjetër duhet të japin një përgjigje, edhe atëherë kur gjenden brenda një regjimi të ndryshëm të bashkëbisedimit politik”, tha Mircan. Kjo ekspozitë realizohet edhe me mbështetjen e fondacionit “Prins Claus”, Holandë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button