Bota

Një prej qiellgërvishtëseve më të mëdha përfshihet nga flakët

Një zjarr ka përfshirë sot në agim pjesën më të lartë të një prej qiellgërvishtëseve më të larta të Dubait quajtur ”The Torch” duke detyruar qindra banorë të evakuohen nga apartamentet e tyre, sipas mbrojtes civile.

dubai-zjarr”Zjarri, që u shua pas dy orëve të ndërhyrjes së zjarrfikësve, nuk ka shkaktuar viktima”, sipas një komunikate nga mbrojtja civile, cituar nga media.

”Shkaqet e zjarrit, që nisi në katin e 50-të të ndërtesës 79-katëshe dhe me një lartësi prej 336,1 metrash, janë ende të paqarta”, theksoi në faqen e internetit të gazetës ”Gulf News” duke cituar një banor.

Dubai është i njohur për ndërtesat e tij gjigante.

Në vitin 2012, një zjarr i  madh përfshiu një ndërtesë 34-katëshe, shkaktuar nga një bisht cigarje të hedhur në një kosh mbeturinash.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button