Home / Politika / Çakuli i ‘Fiks Fare’ padit Sali Berishën për shpifje, kërkon 1 lek dëmshpërblim

Çakuli i ‘Fiks Fare’ padit Sali Berishën për shpifje, kërkon 1 lek dëmshpërblim

Ish-kryeministri Sali Berisha paditet nga drejtori i emisionit “Fiks Fare”, Filip Çakuli. Ajo që kërkon Çakuli si dëmshpërblim, është shuma prej vetëm 1 lekësh.

ccedil-akuli-i-lsquo-fiks-fare-rsquo-padit-sali-berish-euml-n-p-euml-r-shpifje-k-euml-rkon-1-lek-d-euml-mshp-euml-rblim_hdÇakuli e ka paditur ish-kreun e qeverisë Berisha për shpifje më 19 shkurt. Sipas drejtorit të emisionit i pandehuri Berisha i ka cenuar dinjiteti dhe morali, gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Objekti i çështjes ngritur nga Çakuli, sipas Gjykatës së Tiranës është “Detyrimi i të paditurit Sali Berisha t’i shpërblejë paditësit Filip Çakuli dëmin jopasuror në shumën 1 lek”. Gjykatës i çështjes do të jetë Kastriot Gramshi. Padia për shkaktim dëmi bazohet në nenet 608-654 të Kodit Civil.

Sipas Çakulit, gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha deklaroi se emisioni “Fiks Fare” nisi një investigim për naftën dhe më pas e mbylli, duke e cilësuar Çakulin si “gjobaxhi”. Sipas dosjes në Gjykatën e Tiranës, Çakuli i kërkon Berishës vetëm 1 lek dëmshpërblim.

Kodi Civil parashikon në nenin 608 se, “Personi që, në mënyrë të paligjshme dhe me faj, i shkakton tjetrit një dëm në personin ose në pasurinë e tij, detyrohet të shpërblejë dëmin e shkaktuar. Personi që ka shkaktuar dëmin nuk përgjigjet kur provon se nuk ka faj. Dëmi quhet i paligjshëm kur është rrjedhim i shkeljes ose i cenimit të interesave dhe i të drejtave të tjetrit, që mbrohen nga rendi juridik ose nga zakonet e mira”.

Ndërsa neni 617 përcakton:”Kur vërtetohet se një person ka përgjegjësi ndaj një personi tjetër, për shkak se ka publikuar të dhëna të pasakta, jo të plota ose mashtruese, gjykata me kërkesën e personit të dëmtuar, detyron personin tjetër që të publikojë një përgënjeshtrim, në mënyrën që ajo do ta quante të përshtatshme. Gjykata mund të urdhërojë publikimin e përgënjeshtrimit edhe kur vërtetohet se publikimi i të dhënave nuk është i paligjshëm dhe i kryer me faj, se autori i tyre nuk kishte dijeni për karakterin e pasaktë ose të paplotë të këtyre të dhënave”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: