Politika

Rama: Mirënjohje për solidaritetin e sipërmarrësve në ndihmë të zonave të përmbytura

Sipërmarrës shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova, Presheva, Mali i Zi e Maqedonia dhe përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, ishin të ftuarit e Kryeministrit Rama në një darkë falënderuese, në Pallatin e Brigadave, për kontributin e dhënë në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet e pak ditëve më parë.

rama215-300x2002-300x200Me mirënjohjen ndaj tyre për ndihmën e dhënë, Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj nënvizoi se falë këtij bashkëpunimi dhe koordinimi të duhur nga institucionet përgjegjëse u arrit ajo çka qytetarët kërkonin dhe kishin nevojë.

Ndërsa Presidenti i “BisnesAlbania”, Luan Bregasi, vlerësoi solidaritetin e biznesit shqiptar brenda dhe jashtë kufijve, çka bëri të mundur që familjeve në nevojë t’u ofrohej një ndihmesë sa më e mirë.

“Nuk kemi qenë asnjëherë kaq të bashkuar, nuk kemi qenë asnjëherë kaq solidarë, nuk kemi qenë asnjëherë kaq të respektuar ndaj blerësve tanë, por sigurisht, nuk kemi qenë asnjëherë kaq të respektuar edhe nga Qeveria shqiptare. Kështu që, gjej rastin vërtetë ta falënderoj zotin Rama.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në darkën e shtruar për nder të bizneseve, shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuan për zonat e përmbytura, duke u shprehur se “realisht, ajo çka të gjithë ju bëtë  ishte e jashtëzakonshme, në radhë të parë si shprehje gatishmërie dhe solidaritet, pa asnjë detyrim, pa asnjë urdhër, pa asnjë shtysë tjetër, përveçse një shtyse të brendshme përgjegjësie sociale, që i bën nder pa asnjë dyshim të gjithëve ju dhe i bën nder vetë sipërmarrjes shqiptare, përmes jush”.

rama50000Po ashtu, Kryeministri Rama u shpreh se “Unë besoj që në këtë klimë të re, të krijuar mes qeverisë dhe sipërmarrjes, ka ende shumë për të bërë nga ana jonë, ka ende shumë për të bërë për të lehtësuar edhe më tepër, të gjitha ato procese dhe procedura që për vite të tëra kanë qenë tortura e madhe e çdo sipërmarrësi, por edhe për të thelluar një dialog që është hapur dhe është vendosur në institucione përmes Këshillit Ekonomik Kombëtar dhe përmes një sërë instrumentesh të tjerë që besoj i kanë bërë mirë sipërmarrjes, por i kanë bërë mirë edhe qeverisë për të pasur një dëgjim të thelle të problemeve dhe të ideve të vetë sipërmarrjes. Dua të falënderoj edhe unë në mënyrë të veçante sipërmarrjen nga Kosova, nga Maqedonia, nga Presheva, për faktin që u bë pjesë e kësaj përpjekje dhe dha një tjetër shembull të të qenit të bashkuar përballë një vështirësie dhe provoi se nuk ka asnjë vështirësi për të qenë të bashkuar nëse ne të gjithë jemi të gatshëm ta bëjmë një gjë të tillë”.

Rama1“Në muajin e ardhshëm ne kemi mbledhjen tjetër të dy qeverive, Shqipërisë dhe Kosovës dhe një ndër pikat më të rëndësishme të rendit të ditës është lehtësimi i mëtejshëm i të gjitha procedurave që duhet të kryejnë sipërmarrjet që punojnë me kufirin dhe në të dy anët e kufirit. E pasi kemi lehtësuar në mënyre drastike transitin, duke e kthyer nga një kufi transiti ndërkombëtar, në një procedurë formale, që deri dje zgjaste dy ditë dhe më shumë, ndërsa tanimë zgjat vetëm 5 minuta, – është koha për të unifikuar të gjitha licencat apo autorizimet që jepen në të dy anët e kufirit”, tha Rama.

Kryeministri Rama solli në vëmendje dhe një paketë të re, ku pohoi se “Besoj që jemi gati me një paketë shumë agresive për të shkuar në këtë drejtim dhe ashtu sikundër në kufi që tanimë kalimi është fare i lehtë në pak minuta, të jenë të lehta të gjitha procedurat e tjera, në raport me detyrimet që parashikon legjislacioni në të dyja anët e kufirit. Nga ana tjetër edhe për brenda vendit, ne po përgatisim një tjetër paket lehtësimi të rregullave dhe të procedurave për sipërmarrjen, në mënyrë që të lehtësojmë maksimalisht të gjitha ato ngarkesa, që jo vetëm krijojnë kosto të tepërta kohe dhe parash, por janë edhe burim korrupsioni, pasi ndryshe nga çmendohet që sa më shumë rregulla, aq më pak korrupsion, në fakt është e provuar që sa më shumë rregulla, aq më edhe shumë mundësi për të penguar nëpërmjet rregullave”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button