Home / Arte / Libri / Atlas për mineralet e Trepçës

Atlas për mineralet e Trepçës

Pasuritë minerale të Trepçës më në fund do jenë të shfaqura në një projekt shkencor të punuar nga autorët prof.dr. Bedri Durmishaj, prof.asc.dr. Sylejman Hyseni, si dhe Mr.sc. Ferat Shala. Në promovimin e atlasit të parë mineralogjik në gjuhën shqipe “Atlas i mineraleve të Trepçës” u tha se ky është një hap i rëndësishëm në njohjen dhe përvetësimin e mineraleve-kristaleve të Trepçës.

Atlasi i përmbledh të gjitha të dhënat mbi vendburimin dhe veçoritë unike të mineraleve të Trepçës, të ilustruar me fotografi të standardeve që gjejnë zbatim në atlaset bashkëkohore shkencore.

Sipas autorëve, atlasi do të jetë i dobishëm për studentët e gjeologjisë, por edhe të profile të tjera shkencore. Me botimin e “Atlasit të mineraleve të Trepçës” plotësohet një zbrazëtirë që ka ekzistuar në literaturën gjeologjike, në veçanti për fushën e mineralogjisë.

Me rastin e promovimit të atlasit, akademik Munir Dushit i është ndarë një mirënjohje për kontributin e veçantë në fushën e xehetarisë dhe minierave. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.