Home / Kronika / Konfirmohen edhe tri raste të reja me virusin A H1N1

Konfirmohen edhe tri raste të reja me virusin A H1N1

Në Kosovë janë konfirmuar edhe tri raste të reja të infektuarve me virusin A H1N1.

Lajmin e ka konfirmuar Shemsi Dreshaj, drejtor i Klinikës Infektive në Prishtinë, i cili ka shpjeguar se gjendja shëndetësore e të infektuarve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Këto tri raste janë nga e njëjta familje me personin për të cilin ishte raportuar dy ditë më parë.

Autoritetet thonë se këto raste nuk duhet të jenë shkak për shqetësim

Leave a Reply

Your email address will not be published.