Home / Rajoni / Maqedonia / Buçi, padi për shpifje ndaj Valon Belës

Buçi, padi për shpifje ndaj Valon Belës

Irfan Buçi, djali i zëvendësministrit për Punë të Brendshme, Xhevat Buçi, në një deklaratë me shkrim bëri të ditur se do të ngrejë padi kundër kreut të Lidhjes Shqiptare (LSH), Valon Bela, i cili gjatë takimit të djeshëm me gazetarë, ka prezantuar informata të pavërteta, duke e denoncuar atë si trafikant droge.

“Unë, Irfan Buçi, djali i zëvendësministrit të Punëve të Brendshme e pash të arsyeshme të reagojë ndaj deklaratës së Valon Belës, i cili në takimin e djeshëm me gazetarë ka prezantuar informata të pavërteta. Me plotë përgjegjësi them se, kundër meje nuk është zhvilluar ose zhvillohet ndonjë proces nga institucionet përkatëse lidhur me ndonjë vepër, lidhur me lëndë narkotike”.

“Me plotë përgjegjësi them se kjo është një shpifje e rëndë e cila ka qëllim të më njollose mua, familjen time dhe posaçërisht prindin tim. Ky person që ka bërë këtë shpifje të njëjtën do të duhet ta dëshmojë në gjykatën përkatëse për shkak se menjëherë do të ngrejë padi penale private për shpifje të rëndë kudër personalitetit të tij”, thuhet në reagim.

Leave a Reply

%d bloggers like this: