Maqedonia

Takohen liderët e partive të koalicionit qeveritar

Maqedonia do të mbetet e fokusuar në rrugën e integrimit të NATO-së dhe BE-së, edhe vitin e ardhshëm do të vazhdojë reformat në fushat e rëndësishme. Kështu u tha në takimin e rregullt mes partive të koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”.

Sipas Alsat-M, në takim u fol edhe për ekonominë, si dhe procesin e regjistrimi i cili duhet të zhvillohet në mënyrë profesionale. Për sa i përket Kodit Zgjedhor VMRO DPMNE-ja mbetet në qëndrimin se bashkësitë e vogla etnike duhet të përfaqësohen në Kuvend.

“Për koalicionin, BE-ja dhe NATO mbeten prioritete në politikën e jashtme të vendit. Konsiderojmë se kemi mbështetje për këtë nga numri më i madh i qytetarëve. Kemi folur edhe për raportin e sivjetmë të Komisionit Evropian për të cilin u konstatua se ka përparësi të caktuara në disa fusha dhe vlerësojmë se edhe në vitin 2011, reformat do të mbeten argumenti më i fortë në procesin e euro-integrimit të Maqedonisë”, tha anëtari i këshillit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milososki.

Gjatë takimit u fol edhe për çështjen e emrit. Konstatim i përbashkët ishte se dialogu me Greqinë duhet të vazhdojë që të arrihet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët.

“Vlerësojmë se Maqedonia është ajo që ka interes real por në të njëjtën kohë vlerësojmë se edhe Greqia duhet të ketë të njëjtin interes për këtë çështje, me qëllim që t’i afrojmë qëndrimet dhe të presim përparim eventual. Por në çdo rast nuk varet gjithçka prej nesh. Pragmatizmi nga Athina Zyrtare është një dilemë që ende nuk ka përgjigje”, theksoi Milososki.

Edhe lustrimi ishte pjesë e bisedës gjatë takimit, ku u konstatua se Ligji për Lustrim duhet të ndryshohet me qëllim që të ketë një verifikim real. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button