Home / Sporti / Qitja, sporti që po shuhet

Qitja, sporti që po shuhet

Qitja, sporti që i ka dhuruar Shqipërisë ndër vite katër kampionë të Europës po përjeton ditët e tij më të errta, siç tregoi emisioni i pasdites në “Top Channel”.

Mungesa e fondeve është e tillë që sportistët tanë nuk kanë me se të blejnë fishekët e nevojshëm për stërvirtje ndërsa një vit më parë, gjarë lojrave Mesdhetare në Peskara, dy sportiste rrezikuan s’kualifikimin pasi nuk ishin të pajisura me uniforma.

”Poligonet e Beratit, Korcës, Durrësit e Laçit i kanë marrë pronarët. Në Elbasan ka shpëtuar vetëm gjysma”, thotë me keqadhje trajneri Alush Alla, dëshmitar i dikurshëm i lavdisë së këtij sporti në vendin tonë.

Nëse përpara shembjes së komunizmit ekzistonin 31 ekipe me 1500 sportistë, shumica e tyre tashmë janë shpërbërë dhe qitësit në vend numërohen me gishta, ndërsa poligonet shpesh herë sajohen me disa tabela të vendosura në fusha të hapura.

”Shumica e sportistëve tanë më të mirë janë detyruar që ta braktisin sportin e kanë emigruar në vende të huaja për kushte më të mira jetese”, shton Alla.

Degratimi e qitjes ka arritur deri në atë pikë, sa që në diskutim vendoset vetë ekzitenca e këtij sporti. Diana Mata, një prej emrave më të dëgjuar të qitjes dhe Mjeshtre e Merituar e Sportit, lëshon apelin e saj: 

”Në emër të të gjithë sportistëve, trajnerëve dhe personave që drejtojnë këtë sport, i bëjmë thirrje instancave më të larta që të ndihmojnë këtë sport, i cili nëse vazhdon kështu do të shuhet”.

Pavarësisht se të jesh sot qitës në Shqipëri duket se është tërësisht pa të ardhme, të rinjtë vazhdojnë të tërhiqen nga magjia e këtij sporti. 21-vjeçarja Anila Hyseni nuk e di edhe për sa kohë do të mundet të ushtrojë pasionin e jetës së saj. Siç thotë ajo, i intereson vetëm diçka: “Të godas dhjetën çdo herë. Kur marr një pushkë në dorë, ndihem një tjetër njeri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.