Home / Rajoni / Emri, pastaj integrim i Maqedonisë në NATO e BE

Emri, pastaj integrim i Maqedonisë në NATO e BE

Shefi i diplomacisë greke, Dimitris Droutsas sërish ka përsëritur qëndrimin e Athinës zyrtare se Zgjidhja e çështjes së emrit është parakusht për inkuadrimin Shkupit në NATO dhe BE.

“Zgjidhja e çështjes së emrit është parakusht për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, ndërsa pozicioni i Athinës është tanimë i njohur – emër me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm”, ka deklaruar Droutsas, duke u përgjigjur deputetëve opozitarë grekë.

Ai ka thënë se, pozita e Athinës është e njohur mirë, një emër me përcaktim gjeografik për përdorim gjithëpërfshirës.

Drucas, njëherësh bëri thirrje që të mos merren si fakt deklaratat të cilat vijnë nga përfaqësues zyrtarë të Maqedonisë dhe Turqisë.

“Pyetem se si është e mundur deklaratat e këtilla të konsiderohen si më të besueshme nga fjalët e Qeverisë greke. Nuk ka nevojë për konfirmim ditor të pozitave greke”, ka thënë Droutsas.

Boshtet kryesore dhe qëllimet strategjike të politikës së jashtme greke, siç theksoi, janë të njohura, afatgjate dhe të pranuara nga shumica e forcave politike në vend.

Bisedimet për zgjidhjen e çështjes së emrit duket se janë të ngrira, ndonëse nga Qeveria e Maqedonisë shprehen se kanë vullnet për zgjidhjen e kësaj çështje. Por, deklaratat që vijnë nga ministri i Jashtëm, Antonio Miloshoski dhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Vasko Naumovski, nuk japin shenjë se së shpejti mund të arrihet ndonjë kompromis dhe zgjidhje të përbashkët të Shkupit dhe Athinës

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.