PolitikaPresidenciale

25-vjetori i rrëzimit të komunizmit-Nishani: Koha për hapjen e dosjeve dhe lustracionin

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i sugjeroi sot parlamentit, që të miratojë një ligj të gjerë dhe të thellë për hapjen e dosjeve dhe për lustracionin, bazuar në ekspertizën dhe asistencën më të mirë ndërkombëtare.
Presidenti-i-Republikes-Bujar-Nishani-1-300x2004-300x200Gjatë një konference për shtyp, Kreu i Shtetit informoi gjerësisht mbi aktivitetet që do të organizohen për të celebruar 25 vjetorin e rrëzimit të komunizmit në Shqipëri, një moment që ai e konsideroi si mjaft të përshtatshëm edhe për miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve jo vetëm të drejtuesve të sigurimit të shtetit, por edhe të gjithë bashkëpunëtorëve të sigurimit.
Edhe pse e cilësoi të vonuar ndërmarrjen e kësaj nisme, Presidenti Nishani shprehu bindjen se, “sado që të zgjatet në kohë dhe të vohonet më tej, Shqipëria do t’i hapë një ditë dosjet, por ky është momenti më i mirë dhe i përshtatshëm për të kompensuar kohën e humbur”.
I pyetur nëse do ta dekretojë ligjin e paraqitur nga parlamenti edhe nëse ai nuk do të parashikojë lustracionin, Presidenti Nishani u shpreh se, kjo mbetet në vullnetin e ligjvënësit, ndërsa garantoi se ai do të mbështesë çdo nismë si për hapjen e dosjeve, ashtu edhe për lustracionit.
“Pavarësisht dimensionit që do të mbajë ky ligj, nëse do të ketë të bëjë me hapjen e dosjeve apo me lustracionin, ai do të ketë mbështetjen gjithmonë të Presidentit të Republikës dhe unë do ta firmos atë. Por, ajo që unë kërkoj dhe sugjeroj është që të kemi një ligj të plotë në të gjithë gjerësinë dhe thellësinë e merituar të hapjes së dosjeve, jo vetëm të atyre që e ndërtuan dhe udhëhoqën atë mekanizëm“, tha ai.(vijon)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button