Home / Ekonomia / Ndjekje penale për keqpërdoruesit e zgjedhjeve

Ndjekje penale për keqpërdoruesit e zgjedhjeve

Prokurori i shtetit, Ismet Kabashi, ka paralajmëruar ngritjen e mundshme të padive ndaj personave që kanë bërë keqpërdorime gjatë zgjedhjeve, po qe se gjenden prova ndaj tyre. Kryeprokurori tha se ka urdhëruar shtatë prokuroritë komunale që të bëjnë mbledhjen e materialeve që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor dhe të fillojnë ndjekjen penale në të gjitha ato raste ku gjenden dëshmi të mjaftueshme për këtë.

Këtë hap prokurori i Kosovës e mori pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pas shqyrtimit të ankesave të subjekteve politike, vërtetoi një numër parregullsish serioze në ditën e zgjedhjeve, për ç’arsye Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhëroi përsëritjen e votimeve në pesë komuna dhe rinumërimin e votave në 40 për qind të vendvotimeve.

Kabashi i tha BBC-së se prokuroritë komunale kanë afat 15 ditë për të raportuar për punën e tyre dhe më pas do të shihet nëse ekzistojnë dëshmi për të nisur procedurat penale ndaj individëve të caktuar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: