Bota

Kim kërkon nga ushtria që të përgatitet për luftë

Në fjalimin “historik” para Komisionit Qendror Ushtarak, Kim Jong-un ka kërkuar nga Komanda e Ushtrisë Popullore Koreane për tu “përgatitur për të reaguar në çdo lloj lufte të provokuar nga armiku”.

kim-k-euml-rkon-nga-ushtria-q-euml-t-euml-p-euml-rgatitet-p-euml-r-luft-euml_hdSipas medieve shtetërore të Koresë së Veriut, takimi I Komisionit është mbajtur pas mbajtjes së stërvitjeve, javën e kaluar – të mbajtura nën vëzhgimin e Kim, transmeton Telegrafi.

Stërvitjet, në të cilat morën pjesë njësi artilerike, janë mbajtur në ishujt Mu dhe Jangjae, “një pikë e nxehtë” kjo në afërsi të kufirit me Korenë Jugore.

Me këtë rast, Kim Jong-un u ka bërë thirrje ushtrisë që të rrisin stërvitjet e tyre në përgatitje ndaj një sulmi anti-amerikan, në mënyrë që shumë shpejt të shkatërrohet “armiku”, nëse e sulmon Korenë Veriore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button