Europa

Shperthime ne dy ambasada ne Itali

 

Policia italiane po kryen kontrolle në të gjitha ambasadat e huaja pas shpërthimeve në dy ambasada në Romë.

Pako me bomba shpërthyen të enjten në ambasadën zvicerane dhe atë kiliane në kryeqytetin e Italisë.

Njoftohet për dy persona të lënduar.

Një punonjës i ambasadës zvicerane është lënduar rëndë duke hapur pakon që përmbante eksplozivin.

Brenda pak orësh një bombë e dytë shpërtheu në ambasadën kiliane.

Më herët gajtë javës një pako që dyshohej se ishte bombë u gjet në një tren bosh të metrosë së qytetit, por policia tha se ajo nuk përmbante as eksploziv dhe as detonator.

Ministria e Jashtme e Italisë ka konfirmuar se një pako kishte shpërthyer në ambasadën zvicerane e cila ndodhet pranë lagjes së pasur periferike Parioli në veri të qytetit.

Policia thotë se një person ishte dërguar në spital me lëndime të rënda në të dy duart.

Është shprehur frikë për mundësinë e sulmeve nga ana e Al-Kaidës në Evropë në periudhën e Krishtlindjeve, por deri tani nuk ka prova se shpërthimet kanë lidhje me ndonjë organizatë a grup të caktuar.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button