Kronika

Policia e Shtetit: Admir Tafili në krye të grupit të tritolit

Policia e Shtetit nuk ka dyshime: Admir Tafili është drejtues i grupit të tritolit, që terrorizoi vendin javët e fundit dhe kulmi ishte vendosja e një sasie eksplozivit në njësinë tregtare të familjarëve të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

tafili ne gjyqZv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako deklaroi në një konferencë për shtyp se është zbuluar një organizatë e strukturuar kriminale të drejtuar nga Admir Tafili, që kanë vendosur sasi eksplozivësh në vende të ndryshme me porosi. Çako theksoi se kemi prova të forta për të evidentuar veprimtarinë e rrjetit Kriminal. Admir Tafili, i ndodhur në burgun e Peqinit pas dënimit me burgim të përjetshëm ka drejtuar të gjithë aktivitetin e vendosjes së eksplozivëve nga burgu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button