Kronika

Xhuvani nuk paraqitet në gjykatë, seanca e radhës më 5 mars

Gjykata e Tiranës vendosi të shtyjë për datën 5 mars gjyqin në ngarkim të Konstandin Xhuvanit, i akuzuar për vrasjen e katër personave në nëntor të 2014-ës.

xhuvani2Gjatë seancës të zhvilluar sot, Xhuvani pritej të bënte mbrojtjen e tij, por 26-vjeçari nuk është paraqitur dhe ende nuk dihet arsyeja e kësaj.

Në seancën e 10 shkurtit, Xhuvani kërkoi 10 ditë kohë që të mbronte veten. Xhuvani është duke u gjykuar me gjykim të shkurtuar çka do të thotë që i ulet dënimi me një të tretat. Maksimumi i dënimit që ai mund të marrë është 35 vjet burg, duke shmangur kështu burgimin e përjetshëm.

Mëngjesin e 4 nëntorit 2014, Xhuvani ekzekutoi me pistoletë katër persona në brendësi të lokalit “Ante Grand” në Tiranë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button