Kuriozitete

Zbulohet materiali natyral më i fortë në Botë

Deri me sot, si materiali me rezistent dhe i forte ne Bote është vlerësuar fija e pëlhurës se merimangës, por pas zbulimit te fundit, kjo është detyruar te zbresë ne vend te dyte.
guackaGuaskat e detit mundin merimangën. Ky është zbulimi me i fundit qe vjen nga një studim i Universitetit te Portsmuth-it. Nga ky studim, del se materiali me i forte dhe rezistent i njohur deri tani ne Bote ndodhet tek dhëmbët e guaskave te detit, me ane të të cilave, ato duhet te gërvishtin dhe kapen pas shkëmbinjve, për te marre qe andej ushqimin e tyre te preferuar, algat. Me ane te këtyre dhëmbëve, veç kësaj atyre u duhet qe te përballojnë lëvizjen e ujërave te detit.

Nga analizat e kryera, është konstatuar se përmbajtja e këtyre dhëmbëve përbëhet prej materialeve minerale me përmbajtje te larte hekuri, dhe me pas, gjate rritjes, ne to shtohet edhe prezenca e proteinave.

Brendësia e këtyre dhëmbëve nuk i kalon te 1 mm dhe është e kurbëzuar. Forca e tyre është e lidhur si me formën ashtu dhe me materialin qe e përbën. Shkencëtarët arritën te mësojnë se diametri i tyre është thuajse 100 here me i vogël se sa diametri i një fije floku njerëzor. Këto aparatura qe jene gjendje te realizojnë analiza dhe matje te tilla, janë kaq te zhvilluara, saqë ato sot mund te “shpërbëjnë”një material deri ne nivelin e atomit.

Zbulimi i fundit, gjithsesi, nuk mund te mbetet për shkencëtarët vetëm ne kufijtë e një kuriozitetit. Mbi baze e këtyre konstatimeve, ata tashme i japin mundësi te reja zhvillimi përpunimit dhe ndërtimit te materialeve me rezistencë te madhe, duke mundësuar ndërtimin dhe prodhimin e lendeve rezistente dhe te forta ne industri, përfshi këtu atë te ndërtimit te makinave te garave, te skafeve te anijeve, te avionëve, pse jo, ne te ardhmen edhe te protezave dentale për gjeneratat e ardhshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button