Home / Rajoni / Maqedonia / Shkup, arrestohet pronari i televizionit A1

Shkup, arrestohet pronari i televizionit A1

Policia maqedonase ka arrestuar mbrëmjen e djeshme në Shkup pronarin e televizionit A1, Velija Ramkovski, si dhe disa drejtues të tjerë të këtij organi mediatik.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë maqedonase, sipas të cilave bashkë me Ramkovskin janë arrestuar edhe drejtorët e disa kompanive private që kanë zyrat pranë selisë së televizionit. 

Avokati i Ramkovskit, Miroslav Vuic ka reaguar duke kritikuar mënyrën e arrestimit nga forcat e policisë. 

Sipas tij, arrestimi u krye rreth orës 22:30, në ndërtesën e televizionit, vetëm pak sekonda pasi Ramkovski kishte hyrë në të. 

Bashkë me pronarin e televizionit ishte edhe politikani Fijat Cankovski, kryetar i Partisë për Ardhmërinë Evropiane. 

“Disa sekonda pasi kemi hyrë në ambientet e televizionit, persona të veshur civilë kanë vrapuar drejt nesh dhe menjëherë kanë arrestuar zotin Ramkovski. Ndërhyrja ka qenë brutale”, ka treguar Cankovski. 

Nga ana e saj, Ministria e Brendshme nuk ka dhënë detaje mbi motivet e arrestimit, i cili vjen vetëm pak kohë pasi policia bastisi zyrat e televizionit dhe disa kompanive të lidhura me të, nën akuzën e fshehjes së pasurisë dhe shmangie të tatimeve. 

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: