Home / Bota / Medvedevi lavdëron Obaman

Medvedevi lavdëron Obaman

Presidenti rus Dimitri Medvedev ka vlerësuar presidentin amerikan, Barack Obama, si “udhëheqës që i mban premtimet”. Komentet u bënë pas miratimit nga senati i SHBA-së të paktit për zvogëlimin e arsenalit bërthamor. Marrëveshja e njohur si START 2 ishte nënshkruar pranverën e këtij viti në Pragë. 

Komentet e Mevedevit u bënë gjatë një interviste për mediat ruse. Medvedevi theksoi se Obama këmbënguli për miratimin e paktit në “rrethana relativisht të vështira”. 

Duma ruse, Dhoma e Ulët e Parlamentit, filloi dje debatin për miratimin e START 2. Ligjvënësit kanë tërhequr vërejtjen se miratimi do të mund të bëhet vetëm vitin e ardhshëm. 

Mbrëmë Obama e Medvedev zhvilluan një bisedë telefonike, ku vlerësuan miratimin e START 2 nga Senati i SHBA-së. 

Shtëpia e Bardhë pret që START 2 do të thellojë raportet mes dy vendeve. Kremlini nga ana tjetër shprehu besimin se parlamenti rus do ta miratojë paktin. Disa parlamentarë rusë kanë kërkuar më shumë kohë në dispozicion për të analizuar kushtet me të cilat Pakti u miratua nga Senati amerikan.

Leave a Reply

%d bloggers like this: